Rama nga 35-vjetori PS-së kujton Konicën: Bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste duke folur për ngjarjet e fundit që lidhen me protestën qytetare në Tiranë. Rama midis të tjerash ka thënë shprehjen lidhur me ngjarjet se Konica dikur thoshte “bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh.”
“E vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo në atë bashkësi protestuesish që i përket kësaj kategorie, nuk është si duket nga bulevardi. Edhe unë mendoj për jetën e banorëve të tokës, brishtësinë e mjedisit përballë veprimeve të njerëzve me pushtet. Qysh kur kam shkelur në zyrën e parë të shtetit, kam bërë sa kam mundur kundër pisllëkut dhe pastërtisë. Shumë prej atyre që janë në bulevard apo që i mbështesin nga rrjetet sociale, janë shumë të rinj, për ta kujtuar Tiranën e 20 viteve më parë, kur morëm drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, ku kishte më shumë pemë të prera, sesa të mbjella. Mbi 90 % e pemëve që shohin në rrugët e Tiranës, i kemi mbjellë sëbashku me disa të tjerë që janë këtu, në kohën që si kryetar bashkie dola nga zyra duke lënë pas 55 mijë rrënjë pemësh dekorative. Shumë prej atyre pemëve të larta kanë qenë fidanë të mbjellë me sherr, pasi duheshin shembur kjoska… Vetëm në skarpatet e Lanës janë hequr 123 mijë ton beton. Që atëherë unë mësova se në këtë vend nuk hedh dot një hap për të ecur përpara, pa bërë një sherr që të kthen pas. Që atëherë më flet në vesh Faik Konica, i cili thotë ‘bëj durim, sepse shqiptari e ka zakon që kundërshton pa marrë vesh’”, tha mes të tjerash Rama.
Spiropali uron 35-vjetorin e PS: Hija ime nuk di dhunë, por frymëzim lirie dhe punë
Rama u përgjigjet protestuesve për Zvërnecin dhe Sazanin: Po ju mashtrojnë, ju ftoj të verifikoni faktet
Rama veçon Fatos Nanon: Mbetet për mua vlerësim i veçantë! Nuk pretendoj se i nuk i kam hyrë kujt në hak
- 20:04 Dalin pamjet, protestuesit ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale
- 20:02 Spiropali uron 35-vjetorin e PS: Hija ime nuk di dhunë, por frymëzim lirie dhe punë
- 19:43 Incident në protestë, i riu me pitbull ofendon influenceren dhe protestuesit, ata i vihen në ndjekje
- 19:24 SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
- 19:10 Rama u përgjigjet protestuesve për Zvërnecin dhe Sazanin: Po ju mashtrojnë, ju ftoj të verifikoni faktet
- 19:05 Me pankartë në dorë, gruaja ndalohet të hyjë në aktivitetin e Ramës (VIDEO)