Rama veçon Fatos Nanon: Mbetet për mua vlerësim i veçantë! Nuk pretendoj se i nuk i kam hyrë kujt në hak

12 Qershor 2026 | 18:47

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka folur nga sheshi “Itali” në 35-vjetorin e PS-së lidhur me ngjarjet e fundit në Shqipëri, lidhur me protestat qytetare.

Rama ka veçuar Fatos Nanon duke e përkujtuar një vlerësim të vecantë për të dhe nga ana tjetër ai ka thënë se kemi bërë dhe gabime në qeverisjen tonë.  

Edi Rama: Dua të veçoj Fatos Nanon, si pasardhës i tij. Pavarësisht se në vitet e fundit të jetës, edhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në fazat dramatike, mbetet për mua në një vlerësim të veçantë. Sikundër nuk mund të harroj veteranët e luftës, që më vunë krahë të fortë dhe pse më pritën me këmbët e para.

Nuk pretendoj se kam bërë gjithçka mirë, se kam qenë i pagabueshëm, apo se nuk i kam hyrë në hak askujt.

Kam gabuar jo njëherë, dhe edhe pse s’kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë që mund ta kem bërë gabim.

Por krenohem se i kam dhënë dhe do t’i jap PS-së gjithçka që kërkohet nga një lider dhe se ia kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe çdo shqiptari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026