Me pankartë në dorë, gruaja ndalohet të hyjë në aktivitetin e Ramës (VIDEO)

12 Qershor 2026 | 19:05

Një grua është ndaluar nga forcat e policisë që të afrohej dhe të hynte në aktivitetin e zhvilluar pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste ku fjalën e rastit po e mbante kryeministri Edi Rama.

Sipas raportimeve, ajo mbante në dorë një pankartë, e cila i është hequr nga efektivët e policisë, ndërsa nuk është lejuar të afrohet më tej në zonën e aktivitetit, me qëllim shmangien e tensioneve dhe keqkuptimeve me pjesëmarrësit dhe mbështetësit e Partisë Socialiste.

Më pas, gruaja ka folur për gazetarët, duke deklaruar se pankartat e saj përmbanin mesazhe me karakter simbolik.

“Ishe me një pankartë që thoshte ‘A ka shqiptarë në taborrin tuaj’ dhe tjetra thoshte ‘Këtu është tokë ilirjane, unë jam shqiptar me besë’,” u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Unazën e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët pjesëmarrës në ditën e 13-të të protestës kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Ndryshe nga...
20:49 | 12/06/2026

Thirrje nga protesta: “Po” në kor për zgjedhje të parakohshme, nesër protestë mbarëkombëtare, do vijnë 3 avionë me shqiptarë nga Britania

Në ditën e 13-të të protestës kundër qeverisë, protestuesit artikuluan sërish kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa një i ri bëri thirrje edhe...
20:45 | 12/06/2026

Florjan Binaj para protestuesve: Çdo qeveritar që ka shkelur ligjin, të përfundojë në burg

Aktori dhe aktivisti i njohur Florjan Binaj ka mbajtur një fjalim përpara protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Binaj iu drejtua turmës me...
20:26 | 12/06/2026