Çfarë dihet për zhdukjen e 34-vjeçarit në kryeqytet? Përgjigjet drejtori i Policisë së Tiranës

13 Qershor 2026 | 10:51

Drejtori i Policisë së Tiranës, së bashku me Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku u prezantuan rezultatet e punës për muajin maj.

Gjatë konferencës, drejtori Oliger Torba u pyet edhe për dy raste të ndjeshme që kanë tronditur kryeqytetin, zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi dhe vrasjen e 28-vjeçarit Ardian Baloshi.

Lidhur me rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së 34-vjeçarit Koçi, Torba deklaroi se bëhet fjalë për një ngjarje shumë sensitive, për të cilën është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Është një ngjarje sensitive. Ne kemi ngritur një grup të posaçëm hetimor. Indicia e hetimit është marrë nga familjarët e të humburit. Komisariati i dytë kreu veprimet procedurale dhe, duke bërë analizë të thelluar të ngjarjes, hetimi i kaloi Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës.

“Aktualisht, që po flasim, po kërkojmë për trupin e shtetasit Eglant Koçi në rrethinat e Tiranës, mes Elbasanit dhe Tiranës. Në ndihmë na ka ardhur një njësi nga forcat e sigurisë së Kosovës. Ende nuk po e gjejmë dot trupin e tij, nuk kemi ndonjë rezultat konkret”, tha Torba.

Sipas hetimeve, si autor i dyshuar i rrëmbimit është identifikuar dhe shpallur në kërkim Armand Shaka. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë. Nga veprimet hetimore është gjetur motomjeti i viktimës dhe është identifikuar ambienti ku ai dyshohet të ketë hyrë për herë të fundit, ndërsa më pas dyshohet se është transportuar me automjet.

Sa i përket vrasjes së 28-vjeçarit Baloshi, i dyshuari Sadik Llani dyshohet se është në arrati dhe me armën e krimit, e cila ende nuk është gjetur.

“Në lidhje me Sadik Llanin, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, falenderoj qytetarët pasi pas njoftimit të bërë kemi pasur shumë njoftime nga ata. Kemi ngritur një grup pune, duke pasur rrezikshmërinë e këtij autori të ngjarjes. Kemi ushtruar 20 kontrolle banesash ku kemi pasur dyshime dhe vijon puna për kapjen e tij. Janë të angazhuara edhe forcat RENEA. Mendojmë se shumë shpejt do kapet. Qytetarët na kanë informuar herë pas here për dyshimet mbi vendndodhjen e këtij personi”, tha drejtori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë me thikë është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Udhëkryqi”. Gjatë...
11:10 | 17/06/2026

Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, cili vend ka pjesëmarrjen më të lartë të tyre

Tifozët skocezë po rezultojnë mbështetësit më të shumtë evropianë që kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës, duke regjistruar rritjen më të...
11:06 | 17/06/2026

Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një fjale para anëtarëve të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, deklaroi se...
10:21 | 17/06/2026