Pamja e fundit e 34-vjeçarit Eglant Koçi, dyshohet se u rrëmbye për paratë digjitale
Kjo është fotografia e fundit e fiksuar nga kamerat e sigurisë e Eglant Koçit, 34-vjeçarit nga Tirana, i cili që prej këtij momenti rezulton i zhdukur.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dyshimet e deritanishme të hetuesve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës lidhen me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në aparatin e tij celular. Kjo pistë po konsiderohet si një nga motivet kryesore që mund të ketë çuar në rrëmbimin e tij.
Sipas Policisë, si autor i dyshuar i rrëmbimit është identifikuar dhe shpallur në kërkim Armand Shaka, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng Eglant Koçin. Hetuesit po përpiqen të zbardhin nëse ai ka vepruar i vetëm apo me urdhër të personave të tjerë.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se mund ta ketë transportuar më pas 34-vjeçarin me automjet.
Kontrolle të shumta janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng i riu, si dhe në zona të tjera, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.
Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar Eglant Koçi është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale. Policia thekson se kërkimet për gjetjen e 34-vjeçarit vijojnë intensivisht, ndërsa për shkak të hetimeve në zhvillim nuk janë bërë publike të gjitha detajet e dosjes.

Armand Shaka dhe Eglant Koçi
Megjithëse dyshimet e hetuesve janë se Eglant Koçi mund të jetë vrarë pas rrëmbimit, deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar, pasi trupi i tij ende nuk është gjetur.
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës
- 19:22 Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
- 19:21 Starmer: NATO doli më e fortë dhe më e bashkuar nga samiti
- 19:15 Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan
- 19:12 FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
- 19:12 Rutte: NATO tregoi në samit se është më e fortë se kurrë