Himarë, policia ndihmon 5 turistë të huaj në zonën e Gjirit të Filikurit. Shpëtohen në kohë

13 Qershor 2026 | 16:44

Policia e Himarës ka njoftuar këtë të shtunë se ka ndërhyrë në dy raste emergjente në Gjirin e Filikurit. Mësohet se policia u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve duke i evakuar në kohë.

Policia shton se dy suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit kur humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt. Në rastin e dytë, një australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.

“Himarë/ Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ndërhyri në dy raste emergjente në Gjirin e Filikurit. Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve të huaj në dy raste emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke mundësuar shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.

Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.

Menjëherë u angazhua mjeti lundrues i Policisë Kufitare, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës, ku më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe, në këtë kuadër, fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Të vetmit përfitues nga protesta janë Qeveria Shqiptare dhe Partia Socialiste

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e një dite më parë që u zhvendos drejt aeroportit të Rinasit. Përmes një postimi të gjatë...
10:32 | 15/06/2026

Vrasja e 45-vjeçarit në Mirditë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes! Policia vijon hetimet (VIDEO)

Është gjetur i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Mirditë, Valter Lleshi, 45-vjeç. Sipas raportimeve, viktima është gjetur brenda automjetit të tij tip...
10:31 | 15/06/2026

Mashtronte të huajt me premtime për studime jashtë vendit, dërgohet në gjyq administratori i një kompanie

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin A.Th., i akuzuar për...
09:53 | 15/06/2026