Aksidenti i rëndë në Pogradec-Qafë-Thanë, policia njoftim zyrtar, identifikohet viktima

14 Qershor 2026 | 12:53

Polica ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin fatal të shënuar paraditen e së dielës në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku humbi jetën një grua.

Në njoftim bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Elmedina Lloga 26 vjeçe, banuese në Livadhi, Strugë  pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.

Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve për zbatimin e...
14:40 | 14/06/2026

Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale

Në Gjirokastër problematikat e pronësisë në objektet “Monument Kulture” rrezikojnë dëmtimin e vlerave historike dhe ndërtimore të qytetit të gurtë. Si shkak i kësaj situate...
14:32 | 14/06/2026

Çelet sezoni turistik në Pustec, rritet numri i turistëve të huaj

Është çelur sezoni turistik në bashkinë minoritare të Pustecit, një nga destinacionet më të veçanta turistike që juglindja ka. Parku Kombëtar i Prespës vitet e...
14:22 | 14/06/2026