Çelet sezoni turistik në Pustec, rritet numri i turistëve të huaj
Është çelur sezoni turistik në bashkinë minoritare të Pustecit, një nga destinacionet më të veçanta turistike që juglindja ka.
Parku Kombëtar i Prespës vitet e fundit ka përjetuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve, sidomos të turistëve të huaj, të cilët ndihen të mrekulluar me natyrën, liqenin, ishullin e Maligradit dhe kuzhinën tradicionale të zonës. Vet turistët e pohojnë një gjë të tillë ndërsa edhe operatorët tregojnë se në Pustec numri i të huajve po rritet ndjeshëm
“Jam nga Holanda, është hera e parë këtu, jam për pushime, erdhëm vetëm një ditë por njerëzit më mrekulluan. Janë mikpritës shumë”, thotë një turiste.
“Ka disa vite që ka marrë zhvillim të mirë. Vijnë nga jashtë, turistë nga Gjermani, Franca, motoriste, çiklistë, flenë në makina buzë liqenit. Këtu kur vijnë vetëm peshk duan, vetëm peshk kërkojnë”, shprehet një operator turistik.
Për kryetarin e bashkisë Pustec, Pali Kolefski, banorët e zonës e kanë kuptuar se turizmi është çelësi i ekonomisë së Parkut Kombëtar të Prespës dhe ata vet janë orientuar drejt kësaj fushe.
“Njerëzit janë bërë me të vetëdijshëm dhe kanë hapur bujtina të vogla. Janë disa familje që kanë shtuar akomodimet për turistët. Kjo tregon se ka një fluks të shtuar, ka akoma nevojë për të shtuar ofertën. Investime më të mëdha nga sektori privat tek restorantet. Ne kemi parë se këtë vit ka nisur sezon turistik i mbarë. Të huajt janë bërë shumë të rregullt me agjenci turistike”, thotë Pali Kofelfski, kryetar i Bashkisë Pustec.
Ishulli i Maligradit dhe kisha historike e saj, Zaroshka, Pusteci, Gollomboci dhe Muzeu i Sterjo Spases, Gorica dhe ujërat e liqenit të Prespës që lagin tre shtete janë vetëm pak nga ato që kjo zonë ofron, duke u kthyer në një nga destinacionet me të kërkuara të turistëve të huaj që vizitojnë juglindjen.
Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça
Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale
- 15:31 Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes
- 15:11 Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça
- 15:09 Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen pas protestave në Serbi
- 14:55 Presidenti rumun emëron Adrian Vestean si kryeministër
- 14:40 Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
- 14:32 Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale