Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça

14 Qershor 2026 | 15:11

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë e Tiranës për llogari të drejtorisë vendore të policisë së Korçës, pasi dyshohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi financiar duke shfrytëzuar besimin e qytetarëve në nevojë.

Sipas burimeve hetimore, Adi Hodo dhe Paola Zyber prezantoheshin tek qytetarët si përfaqësues të një organizate bamirësie, duke u premtuar ndihma dhe mbështetje financiare.

Në fokus të tyre ishin kryesisht familjet me vështirësi ekonomike, si edhe persona me aftësi të kufizuara intelektuale.

Pasi fitonin besimin e tyre, të dyshuarit siguronin kopje ose fotografi të kartave të identitetit dhe të dhëna të tjera personale.

Më pas, sipas hetimeve, këto të dhëna përdoreshin pa dijeninë e qytetarëve për të aplikuar kredi online pranë institucioneve të mikrokredisë.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se në disa raste kreditë janë marrë në emër të personave të mashtruar, të cilët nuk kishin asnjë dijeni se mbi identitetin e tyre ishin krijuar detyrime financiare. Dyshohet se në këtë skemë është përdorur edhe një institucion mikrokredie që operon në vend.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar numrin e saktë të viktimave dhe dëmin ekonomik të shkaktuar nga kjo veprimtari e dyshuar kriminale.

Policia u bën apel qytetarëve të mos dorëzojnë dokumentet personale tek persona të panjohur dhe të denoncojnë çdo rast kur dyshojnë se të dhënat e tyre mund të jenë përdorur në mënyrë të paligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026