Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas

14 Qershor 2026 | 14:25

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës vranë dy persona dhe plagosën 4 të tjerë në rajonin e Samit, bënë të ditur të dielën autoritetet lokale.

Sipas burimeve, një grua 64-vjeçare humbi jetën si pasojë e një sulmi me dronë në lokalitetin Bilopol, ku gjithashtu dy burra të moshave 51 dhe 66 vjeç mbetën të lënduar.

Edhe viktima e dytë ka qenë një grua rreth së njëjtës moshë e cila gjeti vdekjen në lokalitetin Seredino-Budsk, që u sulmua me bomba ajrore të telekomanduara, dronë, artileri dhe goditje mortaje.

Konkretisht, në rajonin e Samit u bombarduan 17 vendbanime, saktësuan më tej burimet zyrtare.

Ndërkohë, një impiant lëndësh kimike, një depozitë nafte dhe një sërë lokalitetesh ruse u goditën në orët e para të së dielës nga sulmet ukrainase.

Impianti i lëndëve kimike Azot, i ndodhur më Novomoskovsk, mori zjarr, bëri të ditur një kanal monitorues në rrjetin “Telegram”.

I ndodhur rreth 200 kilometra në jug të Moskës, centrali është prodhuesi më i madh i amoniakut dhe nitrogjenit fertilizues në Rusi.

Në rrethana të ngjashme mori zjarr edhe një depozitë nafte në Ribinsk.

Autoritetet ruse konfirmuan sulmin në Novomoskovsk gjatë orëve të natës, por nuk komentuan sulmet e tjera në impiantin e Azotit.

Zonat në fjalë ndodhen përkatësisht 395 kilometra nga Ukraina dhe 700 kilometra nga kufiri mes dy vendeve. Ndërkohë, në vijim të sulmeve ukrainase, një godinë e banuar u godit në qytetin rus të Orjalit, bashkë me një stacion hekurudhor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes

Irani ka rënë dakord që të mos prodhojë apo blejë armë bërthamore, sipas një draft-memorandumi mirëkuptimi mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar një...
15:31 | 14/06/2026

SHBA-Iran, dy vendet pranë marrëveshjes, por koha e nënshkrimit mbetet e paqartë

Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit parashikojnë të dielën si ditën e marrëveshjes që do t’i japë fund luftimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe...
13:06 | 14/06/2026

Mbretëria e Bashkuar kap cisternën ruse në Kanalin Anglez

Kryeministri britanik Keir Starmer tha të dielën se Mbretëria e Bashkuar ka kapur një anije cisternë nafte në hije që po përpiqej të kalonte nëpër...
11:15 | 14/06/2026