Protestuesit bllokojnë rrugën e Rinasit. Policia ndalon marshimin

15 Qershor 2026 | 01:56

Pas tubimit në qendër të Tiranës, protestuesit kanë marshuar rreth 20 kilometra, duke bllokuar rrugën që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Rreth orës 01:40, ata janë ndaluar nga një kordon i forcave të policisë, i vendosur disa qindra metra larg aeroportit.

Policia nuk ka lejuar vijimin e marshimit më afër zonës së aeroportit. Në terren ishin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë përdorur disa makina të uniformave blu për të bllokuar kalimin e protestuesve drejt aeroportit.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas konsiderohet objekt i rëndësisë së veçantë për sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit tërhiqen nga marshimi në Rinas pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë

Grupi i protestuesve që udhëtoi gjatë mesnatës nga qendra e Tiranës drejt Rinasit ka ndalur marshimin dhe u thyer në kryeqytet, pas bllokimi të kalimit...
03:04 | 15/06/2026

Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

Në ditën e 15-të të protestës, pas mbylljes së fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin përtej qendrës së Tiranës dhe unazës së vogël. Marshimi...
00:05 | 15/06/2026

“Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së dielës se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përfunduar. Pakistani, shtet i cili...
23:56 | 14/06/2026