Dy përfaqësues të rinj të PS-së reagojnë pasi Marjana Koçeku njoftoi se do jetë deputete e pavarur: Dorëzo mandatin
Dalja e Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vendimi i saj për të vijuar si deputete e pavarur ka sjellë reagimet e para nga përfaqësues të rinj të socialistëve.
Mes tyre ishte edhe studentja Helena Kaçe, e cila u bë e njohur pasi hapi Kongresin e Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama e cilësoi si një nga figurat që përfaqësojnë brezin e ri të partisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kaçe e konsideroi vendimin e Koçekut si një akt të papajtueshëm me mandatin e marrë nën siglën e PS-së, duke theksuar se “pavarësia e vërtetë nis me dorëzimin e mandatit”.
“Pavarësia e vërtetë nuk nis duke dorëzuar teserën e duke mbajtur karrigen. Nis duke dorëzuar mandatin. Nëse idealet e tua nuk përkojnë më me atë shtëpi politike, hapi më parimor është t’ua kthesh mandatin atyre që të besuan”, shkruan Kaçe, teksa i uron suksese Koçekut në rrugëtimin e saj politik si e pavarur.
Një reagim ka ardhur edhe nga Alfred Muharremi, një tjetër përfaqësues i brezit të ri të socialistëve, i cili vlerësoi të drejtën e Koçekut për të ndjekur një kauzë tjetër politike, por ngriti pikëpyetje mbi kohën e këtij vendimi.
Sipas Muharremit, kauzat që deputetja deklaron se po përfaqëson sot kanë qenë të njohura edhe më herët, ndërsa ai theksoi se Koçeku ka pasur mundësinë t’i artikulojë dhe t’i mbrojë ato nga foltorja e Kuvendit.
“Nëse beson se nuk përfaqëson më Partinë Socialiste, atëherë akti politik nuk mbaron te dorëzimi i teserës, por te dorëzimi i mandatit”, shkruan ai.
Muharremi shton se mandati është një besim i dhënë nga qytetarët dhe nga forca politike nën siglën e së cilës është fituar, ndaj sipas tij largimi nga PS duhet të shoqërohet edhe me heqjen dorë nga mandati parlamentar.
Marjana Koçeku njoftoi këtë të diel largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe vijimin e aktivitetit të saj politik si deputete e pavarur, një vendim që ka hapur debat brenda kampit socialist.
Deputetja e PS-së Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja njofton ikjen si deputete e PS-së: Do jem e pavaruar
Rama reagon pak minuta përpara protestës: Kur faktet thonë të kundërtën, poterja bëhet argument
Braçe: Protesta është legjitime, puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë
- 21:59 Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë
- 21:38 Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë
- 21:32 Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës
- 20:49 FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë
- 20:40 “Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
- 20:16 Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit