Protestuesit tërhiqen nga marshimi në Rinas pas bllokimit nga policia. Kthehen për në Tiranë

15 Qershor 2026 | 03:04

Grupi i protestuesve që udhëtoi gjatë mesnatës nga qendra e Tiranës drejt Rinasit ka ndalur marshimin dhe u thyer në kryeqytet, pas bllokimi të kalimit të tyre nga ana e forcave të rendit.

Forcat e policisë ndaluan grupin e protestuesve disa kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar duke i detyruar të ndërpresin udhëtimin. Marshimi vijoi deri në orëm 02:00.

Policia paralajmëroi se nuk do të lejonte vijimin e protestës në rrugën e Rinasit dhe se do të ndërhynte për të liruar rrugën. Gjatë rreth tre orëve që mbeti i bllokuar fillimisht një krah i autostradës Tiranë-Durrës dhe më pas aksi rrugor drejt Rinasit, automjetet dhe mjetet e transportit u devijuan në rrugë alternative.

Marshimi drejt Rinasit nisi pas përfundimit të tubimit në Sheshin Skënderbej dhe në rrugët e qendrës së Tiranës. Protestuesit përshkuan disa kilometra nëpër kryeqytet, dolën në zonën e Kthesës së Kamzës dhe më pas vijuan marshimin përgjatë autostradës Tiranë-Durrës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Pjesëmarrësit, të cilët kishin marshuar për rreth 20 kilometra nga qendra e kryeqytetit, u përballën me një kordon policor disa kilometra larg Rinasit.

Në terren ishin të pranishme Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa disa mjete të Policisë së Shtetit u vendosën në rrugë për të bllokuar avancimin e protestuesve.

Mbetet e paqartë se kush e mori vendimin për orientimin e marshimit drejt Rinasit, ndërsa disa prej organizatorëve që komunikojnë përmes rrjeteve sociale deklaruan se nuk e mbështesnin këtë lëvizje, duke argumentuar se distanca prej rreth 25 kilometrash ishte e papërshtatshme, veçanërisht për shkak të pranisë së fëmijëve dhe të moshuarve në protestë.

Marshimi u shoqërua me flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa protestuesit deklaruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit bllokojnë rrugën e Rinasit. Policia ndalon marshimin

Pas tubimit në qendër të Tiranës, protestuesit kanë marshuar rreth 20 kilometra, duke bllokuar rrugën që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Rreth orës...
01:56 | 15/06/2026

Dita e 15-të e protestës, marshim në autostradën Tiranë-Durrës

Në ditën e 15-të të protestës, pas mbylljes së fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin përtej qendrës së Tiranës dhe unazës së vogël. Marshimi...
00:05 | 15/06/2026

“Le të rrjedhë nafta”! Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së dielës se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përfunduar. Pakistani, shtet i cili...
23:56 | 14/06/2026