Thirrjet e protestuesve “Rama në burg, Berisha në burg”, kryedemokrati: Qytetarët të mos ndikohen nga një slogan…

15 Qershor 2026 | 11:20

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga GJKKO, lidhur metë dosjen hetimore të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Jashtë ambienteve të SPAK-ut, Berisha ka dhënë një prononcim për mediat, ku u pyet edhe në lidhje me thirrjet që po bëhen në protestë: “Rama në burg, Berisha në burg”. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se të rinjtë nuk duhet të ndikohen nga sllogani i “opozitës së opozitës”, ku dhe theksoi se kryeministri Rama duhet të gjykohet për gjenocid.

“Kjo është opozita e opozitës që mendon tani se në këtë mënyrë, duke luftuar opozitën e vërtetë, do mund të zëvendësojë atë, por opozita s’i ka zënë vendin askujt.

Ndaj dhe i ftoj qytetarët, të rinjtë, demokratët të marrin pjesë sa më masivisht në këtë protestë, të mos ndikohen nga një slogan i opozitës së opozitës, i cili për hir të së vërtetës është i dy-tre sorosianëve. Të jemi të mirëkuptuar. Jo, s’ka nevojë t’i emëroj unë, i gjeni vetë aty.

Ndaj dhe unë përshëndes shumë përzemërsisht ata qindra-mijëra qytetarë dhe të rinj, të cilët në fakt po çlirojnë këtë vend nga diktatura më e shëmtuar, në disa aspekte edhe më e dëmshme sesa ajo e totalitarizmit, sepse kjo ka përzënë 1 milion e 300-400 mijë shqiptarë në 10 vite.

Dhe ky është një dëm i tmerrshëm, që do të kërkojë të paktën minimumi 40 vite në një kurs normal për t’u kompensuar. Danë dhe për këtë, Edi Rama… ky është një gjenocid i mirëfilltë. Gjenocid i mirëfilltë sipas konventës së OKB-së dhe Edi Rama meriton të gjykohet për gjenocid”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dha celular Veliajt gjatë shoqërimit në paraburgim, lirohet nga qelia punonjësi i Policisë së Burgjeve

Është liruar nga qelia Fatjon Baçi, punonjës i Policisë së Burgjeve, i akuzuar se kishte ndihmuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke i dhënë një...
14:09 | 15/06/2026

Gjykata e Lartë e riktheu për rishqyrtim, Apeli i Posaçëm lë sërish në fuqi vendimin për Ilir Metën

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e dhënë më herët për ish presidentin Ilir Meta, lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar...
13:57 | 15/06/2026

Kryeprokurori Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve: Rritet numri i procedimeve penale, 76% i përkasin krimeve

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë vjetore të institucionit dhe gjendjen e kriminalitetit për vitin 2025....
13:52 | 15/06/2026