Përplasje fizike në GJKKO, të pandehurit konfliktohen brenda kafazit të xhamit

15 Qershor 2026 | 11:37

Një përplasje fizike ka ndodhur në sallën e Gjykatës së Posaçme. Mësohet se të pandehurit janë konfliktuar brenda kafazit të xhamit.

Ndërkohë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.

Gazetari Eni Ferhati raporton se ka qenë një situatë e tensionuar brenda sallës. Të pandehurit në procesin gjyqësor, konkretisht Fation Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha janë të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e rëndë kjo e cila ka kaluar për kompetencë në SPAK ku të pandehurit janë konfliktuar në kafaz.

Në procesin gjyqësor ishin të pranishëm gjyqtari dhe prokurorja e SPAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një fjale para anëtarëve të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, deklaroi se...
10:21 | 17/06/2026

Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara

Policia e Shtetit ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të përkohshme për qarkullimin e mjeteve të rënda gjatë sezonit veror 2026 dhe ditëve të festave zyrtare....
10:11 | 17/06/2026

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike....
09:11 | 17/06/2026