Ikja e Neomalsores nga grupi i PS-së, reagon Pjerin Ndreu: Do ishte fisnike të lije mandatin

15 Qershor 2026 | 16:30

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka dalë në reagim së fundmi përmes një postimi në “Facebook” lidhur me vendimin e deputetes Marjana Koçekut për t’u larguar nga grupi i Partisë Socialiste.

Sipas tij, heqja dorë nga mandati i marrë nga mijëra socialistë shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte Koçekun duke e cilësuar si mike të tij. Ai theksoi se kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi.

“Malësorët, e as neomalësorët, nuk kanë shitur e as blerë kurrë atë që u është dhënë me mirëbesim dhe respekt.

Kushdo, në kushte e rrethana të tjera, mund të ndryshojë mendim apo ide, mund të mos e gjejë më veten ose të mos përputhet me një forcë politike. Kjo është krejt normale.

Por nderi i caktimit në krye të listës politike të qarkut më të madh në veri, pa asnjë kontribut politik të mëparshëm, moralisht nuk duhet të keqpërdoret.

Heqja dorë nga mandati i marrë në sajë të votës së mijëra socialistëve shkodranë do të ishte një akt që do ta fisnikëronte miken time, Marjana Koçeku.

Kjo nuk është dramë për PS-në, por është shkelje besimi, për sa kohë që keqpërdoret mandati i dhënë politikisht nga PS.

Përtej ekzaltimeve të disave që besojnë se u shemb bota, duhet të mbizotërojë morali i malësorit, aty ku ha bukë, nuk përmbys kupën”, shkruan Pjerin Ndreu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 16 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në Tiranë

Ashtu si çdo ditë, edhe këtë të hënë që shënon ditën e 16-të të protestave, aktivistët dhe qytetarët, pasi u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, nisën...
18:58 | 15/06/2026

Korça u kthye për tre ditë në qendër të artit bashkëkohor ndërkombëtar

Ka përfunduar në Korçë edicioni i katërt i “Gjon Mili Video Art Festival”, aktiviteti që për tre ditë me radhë e ktheu qytetin në një...
18:47 | 15/06/2026

Aksident në aksin Fier-Libofshë, plagosen 4 persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range...
17:25 | 15/06/2026