Tejkaluan lejen e ndërtimit në një pallat në Tiranë, gjykata cakton masën arrest me burg për 4 shtetas
Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për katër shtetas, të identifikuar me inicialet M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh., të dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Sipas organit të akuzës, hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 3193, datë 8 maj 2026, kanë nxjerrë në pah se të dyshuarit kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit në një objekt të ndodhur në rrugën “Llukë Kaçaj”, pas “Spitalit Amerikan 2” në Tiranë.
Prokuroria bën me dije se gjatë verifikimeve është konstatuar se janë kryer punime ndërtimore jashtë kushteve të miratuara në projekt, duke tejkaluar sipërfaqet e lejuara dhe duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, dyshohet se janë realizuar shitje informale me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.
Nga dokumentacioni tekniko-ligjor rezulton se leja e ndërtimit ishte miratuar për një godinë me dy kate nëntokë dhe nëntë kate mbi tokë. Megjithatë, nga këqyrja e objektit është konstatuar se janë ndërtuar edhe dy kate shtesë, duke e çuar godinën në 11 kate mbi tokë.
Referuar të dhënave të administruara nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Tiranë, objekti rezulton të ketë rreth 2,550 metra katrorë më shumë se sa parashikohej në lejen e ndërtimit, konkretisht në katet e 10-të dhe të 11-të.
Prokuroria vlerëson se ndërtimi është realizuar përgjatë një periudhe disa vjeçare dhe se shkeljet kanë qenë të vazhdueshme dhe të dukshme në terren. Në këtë kontekst, organi i akuzës ngre dyshime edhe mbi mosveprimin e strukturave përgjegjëse të IMT-së dhe IKMT-së, të cilat sipas ligjit kanë detyrimin për të evidentuar dhe ndaluar shkelje të tilla.
“Nga analiza e rrethanave të faktit krijohet dyshimi i arsyeshëm se punonjës apo funksionarë të strukturave të inspektimit të territorit nuk kanë vepruar në përputhje me detyrimet ligjore”, thuhet në qëndrimin e Prokurorisë.
Sipas hetimeve, ekzistojnë prova të mjaftueshme që shtetasit M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh. kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Ndërtimit të paligjshëm”. Për këtë arsye, Prokuroria ka vlerësuar se plotësohen kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, duke argumentuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova dhe se nuk ka shkaqe që përjashtojnë përgjegjësinë penale.
Seanca në themel për gjyqin e Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm, refuzon qëndrimin në kafaz
Detaje nga aksidenti detar në Ksamil, 22-vjeçari mori insulinë para përplasjes fatale
Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
- 11:01 Iranianët marrin urdhër të largohen nga SHBA-ja menjëherë pas ndeshjes me Zelandën e Re
- 10:56 Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës
- 10:44 Seanca në themel për gjyqin e Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm, refuzon qëndrimin në kafaz
- 10:41 Detaje nga aksidenti detar në Ksamil, 22-vjeçari mori insulinë para përplasjes fatale
- 10:24 Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, se kam pirë ujin me lekët e shtetit
- 10:18 Trump mohon se po i ofron pagesa financiare Iranit, Vance sqaron burimin e fondeve