Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë

16 Qershor 2026 | 12:15

Duke folur nga Strasburgu, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi se transformimi i informacionit financiar në hetime, ndjekje penale dhe konfiskim pasurish është prova reale e efektivitetit të shtetit të së drejtës.

Gogu, mori pjesë në Takimin Joformal të Ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Europës, në panelin kushtuar rolit të informacionit financiar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar.

Në ndërhyrjen e tij, ai theksoi se sfida kryesore për shtetet europiane nuk është më vetëm mbledhja e informacionit financiar, por transformimi i tij në hetime, procedime penale, konfiskime dhe rikuperim pasurish kriminale.

“Pyetja nuk është më nëse mund të mbledhim informacion financiar. Pyetja është nëse mund ta shndërrojmë atë në veprim gjyqësor përpara se fitimi kriminal të kthehet në pushtet kriminal”, u shpreh ministri.

Duke iu referuar progresit të Shqipërisë, ai nënvizoi se procedimet për pastrim parash të regjistruara nga SPAK janë më shumë se trefishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa hetimet financiare kanë çuar në sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me vlerë mbi 45 milionë euro, përfshirë edhe kripto-asete.

Ministri Gogu theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vënë në dukje se krimi financiar është një nga format më ndërkombëtare të kriminalitetit dhe kërkon institucione që bashkëpunojnë me të njëjtën shpejtësi me të cilën veprojnë rrjetet kriminale.

Takimi u zhvillua në kuadër të punës së Këshillit të Europës për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë

SpaceX po thellon hyrjen në fushën e inteligjencës artificiale me marrëveshjen e saj më të madhe deri më tani, duke arritur një blerje prej 60...
14:29 | 16/06/2026

Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik...
13:42 | 16/06/2026

Nesër festimet e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, Aviacioni Civil kufizon përkohësisht hapësirën ajrore pranë Pallatit të Kongreseve

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar vendosjen e një kufizimi të përkohshëm të fluturimeve mbi zonën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Ky njoftim vjen...
13:36 | 16/06/2026