Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin
Më 16 dhe 17 qershor Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor, një nga platformat më të rëndësishme të dialogut ekonomik dhe politik mes Gjermanisë dhe vendeve të Europës Lindore.
Lajmi bëhet me dije nga Agjencia për Media që thekson se në kuadër të vizitës së tij në Berlin, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me anëtarët e bordit të Komisionit të Bllokut Lindor dhe me drejtues ekzekutivë (CEO) të kompanive më të rëndësishme të Europës Lindore.
“Takimi synon të shërbejë si një mundësi e mirë për nxitjen e investimeve, përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe forcimin e perspektivave të bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Në orën 18.30, Kryeministri Rama do të mbajë fjalimin kryesor në sesionin kryesor të Konferencës Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor me temën: “E ardhmja europiane e Shqipërisë, reforma, qëndrueshmëria dhe inovacioni në një peizazh gjeopolitik në ndryshim”.
Diskutimi do të moderohet nga z. Michael Harms dhe pjesë e prezantimit do të jetë Ministrja e Parë e krijuar me Inteligjencë Artificiale, Diella.
Më pas, sesioni do të vijojë me pyetje-përgjigje me pjesëmarrësit e konferencës.
Gjatë ditës së dytë të vizitës, më 17 qershor, Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Katherina Reiche. Takimi do të përqendrohet në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, investimet në sektorin e energjisë, si dhe progresin e vendit tonë në procesin e integrimit europian”, bëhet me dije në njoftim për shtyp.
“Shpërndajeni Parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, Neomalësorja reagon për mandatin
Dosja “Aruba”, Berisha: Komisioni i Ligjeve të kërkojë shpjegime nga SPAK
Presidenti Begaj në Uzbekistan: Ka ardhur koha të kalojmë nga niveli formal në projekte konkrete
- 14:29 SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë
- 14:22 Golashënuesi iranian akuzohet për festim “me armë”
- 14:14 Kina goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda
- 14:11 Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet
- 13:58 Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 13:42 Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri