Dosja “Aruba”, Berisha: Komisioni i Ligjeve të kërkojë shpjegime nga SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi nga Komisioni i Ligjeve të kërkojë shpjegime në SPAK lidhur me dosjen “Aruba”. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se dosja duhet të hetojë edhe qeveritaërt që sipas tij kanë qenë të pranishëm në takimin në Aruba.
“Së fundi, e shtrova edhe dje, e shtroj edhe sot, dënoj me forcën më të madhe mbrojtjen që i bëhet qeveritarit të Arubës.
Kam vlerësuar dhe vlerësoj hetimin e kësaj dosje, nxjerrjen e listës së biznesmenëve të implikuar në këtë dosje dhe të trafikantëve, por nuk pranoj kurrë dhe nuk pajtohem kurrë me fshehjen e qeveritarëve apo qeveritarit të pranishëm në takim.
Sepse është pikërisht kjo prani që fakton se Edi Rama është kreu i narkoshtetit.
Se çdo shqiptar e di që në Aruba ka pasur qeveritarë dhe ai i fsheh vetëm e vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën.
Po pse Edi Ramën?
Sepse asnjë qeveritar nuk mund të shkonte dot pa autorizimin e Edi Ramës në atë takim famëzi.
I kërkoj Komisionit të Ligjeve të thërrase me urgjencë prokurorin për shpjegime.
Shqiptarët duhet të dinë cili është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe roli i tij në Aruba, cilët janë qeveritarët që ai dërgoi në atë takim.
Nuk ka asgjë më të rëndë.
Ajo është një nga aferat më të mëdha që jo vetëm provon atë që e kemi denoncuar në mënyrën më të përsëritur, narkoshtetin.
Provon se kullat janë monumente të drogës dhe krimit.
Pra, PD kërkon me forcën më të madhe nxjerrjen e emrave të zyrtarëve të kanë qenë në Aruba.
E konsideron këtë aktin më të rëndë.
Hetimi është shtetëror dhe jo privat”, tha Berisha.
“Shpërndajeni Parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, Neomalësorja reagon për mandatin
Presidenti Begaj në Uzbekistan: Ka ardhur koha të kalojmë nga niveli formal në projekte konkrete
Rama merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin
- 14:29 SpaceX hyn fuqishëm në AI, blen Anysphere për 60 miliardë dollarë
- 14:22 Golashënuesi iranian akuzohet për festim “me armë”
- 14:14 Kina goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda
- 14:11 Trump: Rusia duhet të arrijë një marrëveshje me Ukrainën dhe Izraeli duhet të ndalojë sulmet
- 13:58 Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 13:42 Trafikuan 50 tonë kokainë, SPAK godet grupin kriminal, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri