Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
I ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha dha më shumë detaje për këtë operacion, ku u shpreh se operacioni ka goditur ashpër bazën materiale dhe financiare të grupit. Hoxha bëri me dije se bëhet fjalë për një volum të jashtëzakonshëm pasurish të bllokuara, ku përfshihen plot 491 pasuri dhe 209 llogari bankare dhe theksoi gjithashtu se është goditur grupi më i fortë i narkotrafikut.
“Është pjesa e Sky-it, korrik 2019-mars 2021. Në fillim, Dritan Gjika ka shkuar atje për të hapur një kompani e cila do të merrej kryesisht me sjelljen në Shqipëri apo në Ballkan të sasive të frutave ekzotike, bananeve dhe frutave të tjera.
Kështu e ka nisur në fillim, ka pasur një ortakun e vet dhe pastaj situata ka ndryshuar. Ai ka kaluar në një nivel tjetër dhe jemi në këtë situatën tashmë që SPAK ka bërë këtë pjesën tjetër, identifikimin e pasurive të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, bllokimin e tyre dhe tashmë fillimin e një procesi edhe në gjykatë për të provuar ata se nga burojnë këto të ardhura.
Janë narkotrafikantë të një niveli jashtëzakonisht të lartë. Nuk ka lidhje, Shqipëria është shumë e vogël për të përballuar investimet e tyre. Ata kanë investime në disa vende të botës dhe në disa kontinente, jo vetëm në Shqipëri. Pjesa e Shqipërisë është vetëm maja e ajsbergut e kësaj perandorie.
Kemi 491 pasuri dhe 209 llogari banke. Është një hetim që u krye nga kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, dhe prokurorja tjetër që ka qenë gjithmonë te sektori i krimit të organizuar, Doloreza Musabelliu.
Ky si hetim është shumë më i madh se hetimi para ca ditësh. Më i madh ky në nivel të trafikut të narkotikëve, aktiviteti i tyre është shumë më i madh sesa ai që u godit para disa ditësh.
Ai që u godit para disa ditësh, kishte nivelin e investimit dhe infiltrimin në ekonominë shqiptare më të madh. Pra, niveli i investimeve që ata kishin në Shqipëri i bënte aq të fuqishëm dhe përfshirja e kompanive të biznesit. Kurse në rastin konkret, në nivelin e narkotrafikut, ky grup, nëse mund të thuhet kështu, është shumë më tepër se aq, sepse këta më tepër nuk janë një grup i vetëm, është një aleancë. Të dy prokurorët e SPAK-ut që e kanë kryer këtë hetim kanë bërë me të vërtetë një çështje që kemi të bëjmë me trafikantët më të mëdhenj”, u shpreh ai.
Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit
Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun
Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake
- 17:45 Inteligjenca amerikane vlerëson: Irani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit sipas dëshirës
- 17:43 Fregata ruse qëllon me armë zjarri jahtin britanik në Kanalin e La Manshit
- 17:34 Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, vendos 162 sanksione të reja kundër Rusisë
- 17:27 Raporti: Mediat sociale, burimi kryesor i lajmeve në botë të nxitura nga të rinjtë dhe inteligjenca artificiale
- 17:21 Irani kërkon që Izraeli të tërhiqet nga Libani si pjesë e marrëveshjes
- 17:05 SpaceX blen një startup kodimi me inteligjencë artificiale për 60 miliardë dollarë