Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake

16 Qershor 2026 | 16:05

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë ndërmarrë këtë të martë një operacion të ri kundër call center-ave mashtrues, në bashkëpunim me autoritetet austriake.

Aksioni është në vijim dhe lidhet me hetimet e nisura prej disa muajsh për një skemë të gjerë mashtrimi financiar që synonte qytetarë të vendeve europiane.

Operacioni i sotëm konsiderohet vazhdim i goditjes së ndërmarrë në muajin prill, kur autoritetet shqiptare dhe ato austriake çmontuan tre call center-a mashtrues që ushtronin aktivitetin e tyre në 12 zyra të ndryshme në Tiranë.

Sipas hetimeve, përmes platformave të rreme të investimeve dhe kontakteve telefonike, grupet kriminale dyshohet se u kanë zhvatur deri në 50 milionë euro qytetarëve europianë.

Gjatë operacionit të zhvilluar në prill, në pranga përfunduan 10 persona, ndërsa u sekuestruan rreth 900 mijë euro cash, pajisje elektronike dhe dokumente që shërbyen si prova për aktivitetin e paligjshëm.

Ndërkohë, kontrollet dhe veprimet hetimore vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar mbi rezultatet e aksionit të kësaj të marte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit

Policia Kufitare ka shoqëruar këtë të martë në Portin e Sarandës disa mjete ujore “Jet Car” të cilat dyshohen se mund të jenë bllokuar pas...
16:38 | 16/06/2026

Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita i ka dërguar një letër Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro lidhur me një rast që ka...
16:21 | 16/06/2026

“Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit”, Hita viziton efektivin e plagosur në Maliq në Spitalin e Traumës

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi këtë të martë në Spitalin Universitar të Traumës efektivin Edison Adri, i cili...
15:56 | 16/06/2026