Argjentina e nis si kampione, Natë historike për Lionel Messin

17 Qershor 2026 | 07:16

Lionel Messi e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës në futboll.

Superylli i futbollit ka realizuar “hat-trick” në fitoren e Argjentinës ndaj Algjerisë. Argjentina fitoi 3:0 në ndeshjen e së mërkurës në mëngjes. Ndeshja u luajt në Kansas City dhe i takoi Grupit J.

Messi shënoi supergol në minutën e 17-të për 1:0. I shtoi edhe dy gola të tjerë për njërën prej netëve më të mira në karrierën e mahnitshme. Për 2:0 shënoi në minutën e 60-të, kurse për 3:0 në minutën e 76-të. Është tregolëshi i tij i parë në Kupa të Botës, ku po paraqitet për herë të gjashtë.

Messi e la fushën në minutën e 80-të dhe u largua mes duartrokitjeve dhe thirrjeve të mëdha të tifozëve.

Ai e luajti ndeshjen e 200-të për Argjentinën, ndërsa tani i ka 120 gola.

Në Botërorë, Messi i ka 16 gola. E ndan rekordin për më së shumti gola me gjermanin Miroslav Klose.

Ky megjithatë është vetëm fillimi për fenomenin argjentinas. Me Messin në fushë, Argjentina kërkon ta mbrojë titullin e botës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Berlin: Një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë...
08:23 | 17/06/2026

Fjala e Marta Kos në Parlamentin Europian: Shqipëria ka përmbushur IBAR, një hap që mbyll negociatat

Në fjalën e saj në Parlamentin Europian këtë të martë, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, vuri në pah ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...
19:06 | 16/06/2026

Dita e 17-të e marshimit, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Protesta nga nesër në orën 19:00

Qytetarë të shumtë të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur janë mbledhur edhe këtë të martë në sheshin “Skëndërbej” ku më pas marshuan drejt...
18:47 | 16/06/2026