Rama nga Berlini: Pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina, por e ardhmja jonë është me Europën

17 Qershor 2026 | 09:16

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi nga Berlini se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Europën, duke theksuar se pasuritë natyrore të rajonit tërheqin interesin e fuqive si Rusia dhe Kina, por se e ardhmja e vendeve të rajonit mbetet e lidhur me Bashkimin Europian.

I ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Gjermani, një platformë që mbledh përfaqësues të sipërmarrjes, ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si dhe zyrtarë të Bundestagut, Kancelarisë dhe trupit diplomatik, Rama foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit.

“Europës i duhet Ballkani Perëndimor. Ne kemi pasuritë tona natyrore, të cilat lakmohen nga Rusia dhe Kina. Por ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi së bashku me pjesën tjetër të Europës”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe synon të bëhet pjesë e bllokut brenda kësaj dekade.

Ai kërkoi gjithashtu që procesi i integrimit të mos zvarritet pafundësisht, duke propozuar një përfshirje graduale të vendeve aspirante në strukturat europiane.

“Integrimi në BE nuk mund të jetë një shtyrje pa fund. Na jepni mundësinë që hap pas hapi të dëshmojmë potencialin tonë dhe të përmbushim detyrimet që kërkon familja europiane”, deklaroi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare vuri në dukje edhe progresin e vendit në digjitalizimin e shërbimeve publike, duke e cilësuar teknologjinë si një instrument kyç për zhvillimin dhe afrimin me standardet europiane.

Sipas tij, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të sillte më shumë potencial dhe forcë për vetë Bashkimin Europian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një fjale para anëtarëve të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, deklaroi se...
10:21 | 17/06/2026

Rama në Berlin: Një “dimër demografik” po kërcënon të ardhmen e afërt të Evropës

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane, që mbledh ekspertë...
08:23 | 17/06/2026

Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit

Një episod ndryshe ka ndodhur këtë të martë në “Now” me moderatore Erla Mëhillin në Euronews Albania. Në panel ka qenë i ftuar artisti Robert...
22:10 | 16/06/2026