Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, cili vend ka pjesëmarrjen më të lartë të tyre
Tifozët skocezë po rezultojnë mbështetësit më të shumtë evropianë që kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për Kupën e Botës, duke regjistruar rritjen më të madhe të rezervimeve të fluturimeve krahasuar me vitin e kaluar. Rikthimi i Skocisë në turneun më të madh të futbollit pas 28 vitesh ka nxitur një entuziazëm të jashtëzakonshëm, me rezervimet nga Mbretëria e Bashkuar drejt qyteteve pritëse si Bostoni dhe Miami që janë rritur me rreth 1,000%.
Sipas platformës FlightsFinder, shumica e kësaj rritjeje lidhet me tifozët skocezë, të cilët kanë mbushur fluturimet drejt SHBA-së për të mbështetur ekipin e tyre kombëtar. Atmosfera festive është ndjerë veçanërisht në Boston, ku mijëra tifozë janë mbledhur pas fitores 1-0 të Skocisë ndaj Haitit në ndeshjen hapëse.
Pas skocezëve renditen tifozët gjermanë, me rezervime të dyfishuara krahasuar me një vit më parë. Ata do të ndjekin ndeshjet në Toronto, Nju Xhersi dhe Hjuston, ndërsa rezultojnë edhe më të organizuarit në planifikimin e udhëtimeve, duke rezervuar biletat mesatarisht 138 ditë para fillimit të turneut.
Rritje të ndjeshme kanë shënuar gjithashtu tifozët turq (+85%), portugezët (+45%) dhe francezët (+30%), ndërsa jashtë Evropës vëmendje të veçantë po tërheq mbështetja në rritje për kombëtaren e Marokut.
Ndërkohë, jo të gjitha vendet po ndjekin të njëjtin trend. Zvicra ka regjistruar një rënie prej 3% të rezervimeve drejt qyteteve pritëse, ndërsa Norvegjia ka shënuar një ulje prej rreth 5%, pavarësisht rikthimit të saj në Kupën e Botës pas gati tre dekadash.
Të dhënat tregojnë se Skocia është pa diskutim vendi që ka parë pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve në raport me vitin e kaluar, duke e kthyer “Ushtrinë Tartane” në një nga historitë më të veçanta të këtij Botërori.
Memaliaj, ra nga skela gjatë punimeve, punëtori 45-vjeçar transportohet me urgjencë në spital
GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 13:13 Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një
- 13:05 Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë
- 12:54 Zelensky: Samiti i G7 në Francë solli rezultate për Ukrainën
- 12:50 Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë
- 12:47 Policia në Vietnam shpëton më shumë se 400 mace të destinuara për ushqim
- 12:38 “Presion dhe ekstremizëm”, Rama reagon sërish për protestën: Vendin e argumenteve e zënë britmat