Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

17 Qershor 2026 | 12:50

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka quajtur lajm të mirë faktin se NATO-ja do të reduktojë praninë në Kosovë si pasojë e përmirësimit të situatës së sigurisë.

Para disa ditësh “optimizimin” e misionit të KFOR-it e kishte paralajmëruar edhe komandanti i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich.

Rutte të mërkurën foli para gazetarëve në Bruksel në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes të kësaj Aleance.

“Kur shikojmë situatën e sigurisë në Kosovë, ajo që shohim është se në përgjithësi vitin e kaluar ajo vazhdoi të përmirësohet. Prandaj është lajm i mirë për Kosovën. Dhe kjo është arsyeja pse NATO në janar ndërpreu dislokimin e forcave rezervë në Kosovë. Dhe kjo u bë pas dy vjetësh rotacioni të vazhdueshëm”, Mark Rutte.

Më tej shefi i NATO-s tha se vazhdimisht po shikohet se si më së miri të rregullohet prania e KFOR-it.

“Duke shikuar përpara në këtë moment shohim se KFOR-i ka një forcë prej rreth 4700 trupash. Ajo që do të bëjmë është që të kthehemi në praninë që kishim para vitit 2023. Natyrisht kjo do të varet nga rrethanat dhe do të shohim se KFOR-i do të ketë mes 3000 dhe 3500 trupa. Kjo, mendoj unë, reflekton situatën e përmirësuar të sigurisë”, ka thënë Rutte duke përsëritur se misioni i KFOR-it do të mbetet i fokusuar në detyrën bazë që ka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit. Rezoluta...
14:42 | 17/06/2026

Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit...
13:13 | 17/06/2026

Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shprehu shqetësim për “mungesën e vazhdueshme të konsideratës” nga Qeveria në detyrë e Kosovës karshi thirrjeve të Qeverisë amerikane për...
11:27 | 17/06/2026