Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, pas numërimit të shumicës së votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, ndërsa procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Pas ndryshimeve të fundit në ndarjen e mandateve, LVV fitoi mandatin e 53-të në “kurriz” të LDK-së.
Kjo e fundit (LDK), tashmë ka rënë në 18 ulëse.
Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, VV-ja prin me 47.07 për qind të votave, duke grumbulluar 374 mijë e 995 vota dhe 53 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate dhe 19.49 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse me 16.74 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 mandate me 6.73 për qind të votave.
Megjithatë, rezultati përfundimtar mbetet i hapur. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, sot do të përfundojë numërimi i votave me postë, ndërsa nis numërimi i votave me kusht.
Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa
PE miraton rezolutën për Kosovën: Reformat dhe përparimi në dialog, kyç për rrugën evropiane
Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë
- 15:51 Francë, kryeministri urdhëron testime të detyrueshme droge për ministrat dhe zyrtarët e lartë
- 15:46 Miratim historik i BE-së për riatdhesimet sipas modelit me Shqipërinë. Meloni: Sukses i madh i Italisë
- 15:38 Ish-punonjësi i shëndetësisë u përpoq të shiste të dhënat mjekësore private të princeshës së Uellsit
- 15:34 Rama: Parlamenti Europian ndau “shapin” nga “sheqeri”, Zvërneci dhe Narta do të mbrohen! Zhvillimi sipas standardeve të BE
- 15:33 Zvicra konfirmon: Resorti Burgenstock do të presë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran
- 15:22 Rutte: KFOR-i në të ardhmen do të ketë deri në 3,500 trupa