Dokumenti final! Parlamenti Europian zbardh rezolutën e plotë për Shqipërinë, nga zonat e mbrojtura tek sundimi i ligjit
Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për raportin e vitit 2025 mbi Shqipërinë, duke vendosur theksin te sfidat kritike që mund të pengojnë ambicien e vendit për anëtarësim deri në vitin 2027. Ndonëse rezoluta vëren hapjen e të gjitha kapitujve negociues, dokumenti vlerëson se qeveria shqiptare duhet të ketë vëmendje tw shtuar te zonat e mbrojtura dhe tek institucionet që lidhen me sundimin e ligjit.
Një pjesë e konsiderueshme e rezolutës i kushtohet ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura. Parlamenti shpreh “keqardhje të thellë” për zgjatjen e Ligjit për Investimet Strategjike, i cili redukton mbikëqyrjen mjedisore.
Dokumenti citon kritikën e Komisionit për një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë (referuar ishullit të Sazanit) që kërcënon zona ku jetojnë specie të mbrojtura si flamingo, foka dhe breshka. PE rithekson se përputhja me rregullat mjedisore të BE-së është parakusht për anëtarësim.
Eurodeputetët shprehin “shqetësim serioz” për zhvillimet brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Narta, duke i cilësuar ato si pasojë direkte të ndryshimeve ligjore.
Rezoluta bën thirrje për vendosjen e menjëhershme të një moratoriumi mbi të gjitha lejet e reja dhe punimet ndërtimore brenda zonave të mbrojtura derisa të shfuqizohen amendamentet e vitit 2024 të
Ligjit për Zonat e Mbrojtura. PE kërkon që çdo projekt t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis dhe konsultimeve transparente me shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
Parlamenti vëren me shqetësim se Shqipëria ka rënë në vendin e 91-të në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, nga vendi i 80-të që mbante një vit më parë.
Ndonëse vlerësohet puna e SPAK, kërkohet që pavarësia e tij të mbrohet pa aplikuar kufizime në fuqitë e tij hetimore.
Rezoluta kërkon progres urgjent në regjistrimin fillestar të pronave dhe dëmshpërblimin e drejtë, duke kritikuar mungesën e transparencës në të dhënat kadastrale.
Dokumenti pasqyron shqetësimet e ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke përmendur:
Përdorimin e burimeve administrative dhe shkrirjen e kufijve mes shtetit dhe partisë.
Akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit.
PE dënon ashpër retorikën “anti-media” dhe fushatat e shpifjeve nga zyrtarë të lartë ndaj gazetarëve që raportojnë mbi korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Shqipëria ka pësuar rënie në Indeksin Global të Hendekut Gjinor (nga vendi i 23-të në 36-tin).Ekonomia Informale: Rezoluta vëren se ekonomia e madhe informale po dëmton mjedisin e biznesit dhe konkurrencën.
Kërkohet mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, përfshirë ato të komunitetit bullgar dhe grek, veçanërisht në lidhje me pronat dhe arsimimin në gjuhën amtare.
Rezoluta përfundon duke i kërkuar autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që progresi në integrimin në BE të mos bëhet duke sakrifikuar cilësinë dhe gjithëpërfshirjen e reformave.
Pikat e rezoltës per zonat e mbrojtura
Amendimet në pikat 47, 48-49-47. Shpreh keqardhje të thellë për faktin që Ligji për Investimet Strategjike i vitit 2015 në Shqipëri është zgjatur, duke pasur parasysh se dispozitat e tij mundësojnë procedura të përshpejtuara të pajisjes me leje dhe reduktojnë kontrollin mjedisor, gjë që rrezikon të ndikojë negativisht në zonat e mbrojtura dhe zona të tjera me ndjeshmëri të lartë mjedisore; kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore;
- Thekson se Komisioni Europian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, në kushtet e protestave kombëtare që po zhvillohen për shkak të një projekti luksoz zhvillimi në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave; mbështet në këtë drejtim kritikat e Komisionit dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të BE-së, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian;
- Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë tregojnë pasojat konkrete të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlerë të njohur ekologjike; ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim; u bën thirrje autoriteteve shqiptare të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me një kërkesë të kahershme të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; nënvizon se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës
“Moratorium për zonat e mbrojtura”! Çfarë u miratua në PE lidhur me amendamentet mbi Zvërnecin dhe Sazanin
Rama: Parlamenti Europian ndau “shapin” nga “sheqeri”, Zvërneci dhe Narta do të mbrohen! Zhvillimi sipas standardeve të BE
- 20:46 BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë
- 20:37 Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare Gjergji Lala
- 20:35 “Ndaloni ekocidin”, dhentë bashkohen në marshim. Mënyra e veçantë e të moshuarit për të protestuar (VIDEO)
- 20:19 Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. ‘Flamingot’ marshojnë mes turmës
- 20:18 Mertens: Belgjika mund të fitojë, Napoli mbetet dashuria ime
- 20:18 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët e Elbasanit dalin në protestë (VIDEO)