Berisha nga Kuvendi: Qytetarët janë ngritur në mbrojtje të demokracisë

18 Qershor 2026 | 10:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish qeverinë për shkelje të rendit kushtetues dhe të drejtave të qytetarëve. Sipas tij, protestat e zhvilluara në Tiranë përfaqësojnë një reagim qytetar kundër asaj që ai e cilësoi si “diktaturë autoritare”.

“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë e cila përbën një akt cinik, një akt të vërtetë lufte ndaj atyre qindra mijëra qytetarëve që kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Tiranës në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare të dhunuara në mënyrë flagrante nga Edi Rama dhe klanet e tij me pushtet dhe në bodrumet e karteleve të drogës.

Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë.

Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë derdhur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të tyre në emër të asaj përgjegjësie, që është përgjegjësia më e lartë pas përgjegjësisë para Zotit, përgjegjësisë qytetare”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se mijëra qytetarë janë mobilizuar në mbrojtje të demokracisë.

Kreu i demokratëve tha se protestat qytetare janë një kundërshtim i fortë ndaj këtij modeli qeverisjeje dhe një thirrje për rikthimin e shtetit ligjor .

“Qytetarët dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, absolutisht jo kurrë si një lëvizje fashiste apo antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon, që zvarrit, që shkelmon të drejtat e njeriut dhe që zvarrit qytetarët paqësorë.

Kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë.

A e kuptoni ju si jeni tani?

Unë shoh ku i keni pozicionet në piramidën e narkoshtetit ju”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar në fshatin Allgjatë, Vaqarr, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij u konstatuan armë zjarri dhe...
12:40 | 18/06/2026

SPAK operacion në Devoll, kontrolle në banesën e ish-zyrtarit të AMP-së

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në Devoll, ku janë kryer kontrolle në banesën e Devi Agos, ish-punonjës...
11:39 | 18/06/2026

Skënder Hita pret drejtuesit e lartë të Policisë italiane, fokus te siguria dhe lufta ndaj krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, priti në një takim Drejtorin e Shërbimit për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar të Policisë italiane, Drejtues i...
11:29 | 18/06/2026