Kanosi taksistin dhe i vodhi paratë, shoqërohet në polici autori

18 Qershor 2026 | 16:13

Një person është shoqëruar nga policia në Tiranë. Mësohet ai këtë të enjte rreth orës 14:30 ka kanosur me mjet prerës drejtuesin e një taksie me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”.

Ai i ka vjedhur taksistit një shumë parash dhe një varëse. Pas ngjarjes, policia arriti ta lokalizonte dhe ta shoqëronte atë.

“Tiranë/Informacione paraprake. Rreth orës 14:30, një shtetas, dyshohet se duke kanosur me mjet prerës, drejtuesin e taksisë me të cilën lëvizte në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, i ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse.

Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar, neutralizuar dhe po shoqërohet në ambientet e Policisë. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, do të ketë njoftim të plotë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje...
16:39 | 18/06/2026

Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona

Janë proceduar këtë të enjte nga policia e Tiranës 23 persona, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme, në ditën e saj...
16:32 | 18/06/2026

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Një trup i dekompozuar është gjetur këtë të enjte në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, në Ibë. Dyshohet se trupi është i të riut,...
15:31 | 18/06/2026