Vedat Muriqi udhëton drejt Stambollit, Fenerbahce jep njoftimin e rëndësishëm: Do përmbyllim transferimin

18 Qershor 2026 | 17:25

Fenerbahce ka dalë me një njoftim të rëndësishëm lidhur me një transferim. Ekipi turk ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me Vedat Muriqin. Ndër të tjera theksohet se ai do të udhëtojë drejt Stambollit mbrëmjen e kësaj të enjte.

“Informacion për transferimin Futbollisti Vedat Muriqi, për të cilin klubi ynë ra dakord në parim, do të mbërrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të negociatave të transferimit.

Avioni që transportonte Vedat Muriqin do të ulet në Terminalin e Linjave të Jashtme të Aeroportit Sabiha Gökçen sonte në orën 21:00”, thuhej në njoftimin zyrtar të Fenerbahces.

Muriqi është sulmues te Mallorca ku ka patur një performancë shumë të mirë me ekipin spanjoll. Ai i ka luajtur edhe në të kaluarën për Fenerbahcen. Në një sezon me ekipin turk, ai shënoi 17 gola dhe 7 asistime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tuchel ‘ankohet’ te FIFA-s për fotografët: Prishën momentin, nuk mund të shihja asnjë lojtar gjatë himnit kombëtar

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel u mërzit që fotografët e penguan të shihte ekipin e tij gjatë interpretimit të himnit kombëtar para fitores ndaj Kroacisë në Kupën e...
17:00 | 18/06/2026

Flamurtari nis epokën e re, Oltijon Kërnaja merr drejtimin e vlonjatëve

Pas rënies nga Superliga në Kategorinë e Parë dhe një sezoni jashtë objektivave, Flamurtari i Vlorës ka zyrtarizuar menjëherë trajnerin e ri. Vlonjatët kërkojnë rikthimin...
10:00 | 18/06/2026

Kupa e Botës, Kolumbia e nis me fitore, mposht Uzbekistanin 3-1

Kolumbia ka regjistruar një fitore bindëse 3-1 ndaj debutuesve të Uzbekistanit në ndeshjen e Grupit K të Kupës së Botës FIFA 2026, të zhvilluar në...
09:25 | 18/06/2026