Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri

18 Qershor 2026 | 17:53

Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe falë angazhimit të Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi, znj. Anđela Jakšić-Stojanović, është mundësuar heqja e tarifës prej 3,500 eurosh për ekuivalentimin e diplomave të studentëve nga Mali i Zi që kanë kryer studimet në universitetet e Shqipërisë.

Kjo çështje prekte veçanërisht pjesëtarët e pakicës shqiptare, për shkak të specifikës gjuhësore dhe nevojës për njohjen e diplomave të fituara në gjuhën shqipe. Masa e re lehtëson ndjeshëm barrën financiare për studentët dhe familjet e tyre.

Ministrja Jakšić-Stojanović ka dëshmuar angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të arsimit në gjuhën shqipe, përfshirë edhe mbështetjen për Abetaren Mbarëkombëtare në shkollat ku mësimi zhvillohet në këtë gjuhë.

Arsimi mbetet një tjetër urë e rëndësishme që afron njerëzit, forcon bashkëpunimin dhe krijon mundësi të reja ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian ka miratuar një amendament, që kërkon zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe...
17:54 | 18/06/2026

Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka reaguar për miratimin e amendamentit që parashikon që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe, në raportin...
00:04 | 18/06/2026

LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet

Me përfundimin e numërimit të votave me postë nga diaspora, Vetëvendosje ka siguruar edhe një mandat shtesë, duke arritur në 53 deputetë në Kuvendin e...
20:02 | 17/06/2026