Kapri zbulon detaje nga debati me Ramën në Kuvend

18 Qershor 2026 | 21:29

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga debati që pati me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.

Gjatë tensionit në Parlament, ai shtoi se mori etiketën ku shkruhej “Kryeministër i Shqipërisë”, e grisi dhe e futi në xhep.

Së bashku me kryetarin e partisë “Mundësia”, ata kërkuan në mënyrë të vazhdueshme dorëheqjen e kryeministrit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. Ai akuzoi kryeministrin Rama se përdori bullizime dhe shantazhe në sallë.

“Po parlamenti sot ka qenë vërtet një skandal sepse për disa herë u shty e vetëm që mazhoranca të arrinte numrin magjik 84 vota në mënyrë që të miratonte amnistinë penale sot, që ishte një skandal i vërtetë.

Dhe duke mos pasur vota dhe duke ditur që zonja Koçeku tashmë është larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe Rama ndodhej me një vizitë në Itali, me sa na u tha, ndërkohë që zonja Balluku dihet që nuk vjen në parlament, atëherë u shty parlamenti për gjysmë dite në mënyrë që të arrihej numri magjik, 84, por edhe të arrijë në momentin që të mos fillonte protesta.

Dhe parlamenti ka mbaruar në momentin që protestuesit janë afruar në parlament, se vazhdoi rreth 45 minuta, kjo është.

Ndërkohë që unë dhe kryetari i partisë “Mundësia” kërkuam dorëheqjen e kryeministrit vazhdimisht, kërkuam që të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë që ai vazhdonte, përdorte gjithmonë të njëjtat bullizime, shantazhime. Madje interesante ishte dhe fakti që Rama po i drejtohej dhe ministrit të financave. Madje kemi dhe të filmuar që i thoshte “A je marrë me këtë? Jam marrë çik me këtë”.

Sepse ministri i financave e bëri para një jave, shantazhoi Agronin në parlament dhe kryeministri po i kërkonte llogari “A je marrë ti me këtë, a je marrë ti me këtë”, e thoshte aty.

Ndërkohë që aty tentonte të sillej sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Ne po i kërkonim dorëheqjen në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj donte ta kalonte vetëm me batuta dhe asgjë tjetër”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026