Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

18 Qershor 2026 | 21:42

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj të 19-të, mund të radikalizohet, pasi në të janë përfshirë individë me axhenda specifike, duke përmendur radikalë të majtë dhe një segment të islamit politik.

Sipas Kadillit, rreziku më i madh për këtë tubim është pikërisht ngushtimi i hapësirës dhe selektiviteti se kush lejohet të flasë, ku siç e theksoi edhe ai, kjo gjë mund të çojë në zvogëlimin e saj.

Ai theksoi se 95% e pjesëmarrësve në protestë janë njerëz të ndershëm dhe pa axhendë, që duan ndryshim, ndaj radikalizimi sipas tij do të përbënte tradhtinë më të madhe ndaj tyre.

 “Këtu ka njerëz me axhendë, ka radikalë të majtë, ka segment islamik. Për herë të parë ke islam politik që bëhet pjesë e narrativës së pranuar.

Këto janë gjëra që, në qoftë se bien numrat, në qoftë se ata që kontrollojnë kush flet dhe kush nuk flet, e ngushtojnë hapësirën dhe bëhen selektivë, të tipit “ti mund të jesh në protestë, ky tjetri s’ka të drejtë të jetë në protestë”. Ka ndodhur prandaj po them, t’i themi gjërat, jo të thmi vetëm pjesën e bukur të protestës. Jo vetëm ata fëmijët që pikturojnë atje tutje, që nuk është mirë që përdoren, por gjithsesi e quaj te pjesa e bukur.

 Jo vetëm dekori me flamingot butaforike, që është pjesë e bukur. Jo vetëm pluralizmi, që thashë është e bukur dhe gjëja më e shëndetshme që ndodh është ajo që ndodh atje.

Tani, në qoftë se duam të kuptojmë atë çfarë ndodh, shoqërisë shqiptare i duhet ajo gjë, por i duhet të zgjerohet, jo të radikalizohet dhe të ngushtohet.

Po në qoftë se ngushtohet dhe kthehet e dhunshme, imiton një gjë që mua nuk më pëlqen, që është protesta tipike e partive. Po i them këto kritika që edhe ata që janë atje brenda, që nuk e kuptojnë çfarë ndodh, ai 95%-shi pa axhendë, po kaq pluralist, të kuptojë që nuk duhet të ngushtohet.

Nuk mund t’i thuhet kryetarit të një partie të vogël apo të madhe “ti s’ke të drejtë të vish këtu”. Pse nuk i jepet fjala një kryetari të një partie të vogël? Në qoftë se kjo kthehet në një radikalitet me axhendë të të majtës ekstreme, mua më shqetëson. Në qoftë se unë e shoh, politikisht e lexoj: “Rama në burg, Berisha në burg”, e lexoj politikisht.

Radikalizimi i kësaj natyre është kërcënimi dhe kurthi më i madh ku mund të hyjë kjo protestë.

Dhe do ishte tradhtia më e madhe ndaj atyre 95% që janë të ndershëm, nuk kanë asnjë qëllim imediat për të përfituar ndonjë gjë nga protesta, po duan një ndryshim. Vijnë dhe nga jashtë njerëz, kanë ardhur plot sepse duan ndryshim, nuk duan vend pune nga qeveria apo nga partia e pushtetit.

Në këtë drejtim e kam, që rrezikun më të madh kjo protestë e ka radikalizimin dhe zvogëlimin. Do doja që kjo protestë ata që drejtojnë të kuptojnë që nuk mund ta bëjnë këtë gjë vetëm”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapri zbulon detaje nga debati me Ramën në Kuvend

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga debati...
21:29 | 18/06/2026

Çfarë ndodhi mes Ardit Bidos dhe protestuesve, momenti kur gazetarja e Euronews Albania i drejton pyetje deputetit

Deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, Ardit Bido u gjend mes turmes së protestuesve të cilët u mblodhën këtë të enjte në protestë para...
20:22 | 18/06/2026

Protestuesit para Kuvendit, eskorta e kryeministrit largohet me shpejtësi (VIDEO)

Ndryshimi i intenerarit të protestuesve duke marshuar drejt Parlamentit i kapi të papërgatitur deputetët të cilët u pikasën duke u larguar nga ambientet e Kuvendit....
20:01 | 18/06/2026