Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

18 Qershor 2026 | 22:07

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e cila sot hyri në ditën e saj të 19-të, është vijueshmëria e saj paqësore.

Ndërkohë, Vangjeli paralajmëroi se nëse protesta kthehet radikale, mund të mos jetë fundi i saj, por shanset për të fituar dhe për të arritur qëllimin që ka do të jenë shumë të ulëta.

“Nëse do të bëhet fjalë për sukses i protestës, është vetëm vijueshmëria e saj, duke qenë si paqësore, kështu siç është.

Nëse kthehet ajo radikalizohet, do të jetë në mos fundi i saj, dy herë më pak shanse për fitore.

Ka studime shumë serioze të cilat kanë marrë në analizë të gjitha protestat e shekullit të XX edhe deri tani, dhe rezultati që ka dalë është se protestat paqësore kanë dy herë më shumë shanse të jenë të suksesshme në krahasim me ato radikalet.

Bëni një krahasim me molotovët e doktorit dhe shikoni se çfarë diference ka”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026

Kapri zbulon detaje nga debati me Ramën në Kuvend

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga debati...
21:29 | 18/06/2026