“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së tij, Hitaj u shpreh se opozita tentoi të kapte protestën. Ai theksoi se ditët e para e sulmoi protestën dhe më pas dërgoi të rinjtë e saj me mision.
Sipas tij grupi organizator i protestës kanë përgjegjësi që gjithë këtë energji ta kanalizojnë pasi sipas tij me kalimin e ditëve mund të zbehet.
Ai u shpreh se ata duhet të krijojnë një grup pune me ekspertë ose me juristë dhe të argumentojnë ku çalon dhe pse duhet anuluar ky investim.
“Është anti edhe opozitës. Pra opozita tre ditët e para i sulmoi, ia sulmoi protestën. “Anti-Trump është një protestë e futur, e organizuar nga Rama. U tha Rama me Sorosin po godasin Trumpin, është anti-investimit”.
Në qoftë se kryetari del dhe thotë këtë gjë dhe ditën e katërt dërgon të rinjtë e vet me mision, madje çoi edhe njerëz të tjerë anëtarë të kryesisë të cilët nuk ishin dakord kur thoshin “Berisha në burg, Rama në burg”, turma nuk ka si të duartrokasë e të thotë sa mirë që erdhe, sepse është një vajtje me qëllim dhe qëllimi dihet kush ka qenë. Qëllimi është kapja.
Dhe për të thënë të vërtetën, nëse ka pasur tentativa konstante për ta kapur, unë shikoj që e ka opozita. Opozita kërkon ta kapë. Unë kam folur me disa gazetarë të huaj dhe janë habitur si ka mundësi të kërkohet edhe arrestimi i kreut të opozitës. Pra është diçka e paimagjinueshme dhe për veshët e dikujt që nuk e njeh realitetin shqiptar, pra është diçka që ata nuk e kuptojnë dot. Po kaq shumë pakënaqësi kanë njerëzit dhe ndaj opozitës sa shkojnë deri në këtë pikë, dhe me të drejtë.
Por unë mendoj që tashmë njerëzit, ata që janë te pjesa organizuese, që mos gabojmë janë diku, ka shkuar grupi diku te 200 e ca veta, mendoj që tashmë kanë një përgjegjësi, pse jo dhe përgjegjësi historike që të përpiqen të organizohen, ta çojnë në një nivel tjetër. Se cili është ai nivel duhet ta shikojnë vetë, por është koha dhe përgjegjësia sepse vërtet njerëzit kanë dalë sepse shikojnë përgjegjëse klasën e vjetër politike, PD-në, PS-në.
Por tani dhe këta që i kanë thirrur kanë një lloj përgjegjësie. Pse, ti i thirre njerëzit, i kërkove besimin, i kërkove që të vijnë të protestojnë, të shfaqin revoltën e tyre. Njerëzit t’u përgjigjën. Tani duhet edhe ti t’i përgjigjesh”, tha ai ndër të tjera.
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
Kapri zbulon detaje nga debati me Ramën në Kuvend
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:07 Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale