Lavrov: Evropa nuk është neutrale në konfliktin ukrainas, qëllimi është ruajtja e “regjimit të Zelenskyt”
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov vlerësoi se vendet evropiane nuk janë neutrale në konfliktin ukrainas dhe se nuk po zhvillojnë një dialog të ndershëm me Rusinë, por po i përdorin negociatat si mjet presioni dhe ultimatum politik, dhe se qëllimi i tyre është të ruajnë “regjimin e Zelensky-t”.
Lavrov, në një artikull të titulluar “Ukraina, Evropa dhe Siguria Globale”, i cili fillimisht ishte menduar të botohej në “Politico Europe”, por, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, u tërhoq në momentin e fundit, deklaroi se Evropa e ka pozicionuar veten si një palë në konflikt që kërkon të mposhtë Rusinë dhe se besimi midis Moskës dhe Perëndimit nuk mund të rivendoset pa hequr dorë nga ato që i pretendon se janë “politika anti-ruse”, raportoi TASS.
“Qëllimi i vërtetë i udhëheqësve evropianë nuk janë negociatat me Rusinë, por shpëtimi i regjimit të (Presidentit ukrainas, Volodymyr) Zelenskiy, ruajtja e tij si një trampolinë për të vazhduar luftën kundër nesh”, tha ministri rus.
Lavrov tha se vendet perëndimore po përpiqen ta “ngrijnë” konfliktin pa zgjidhur shkaqet e tij dhe se në të njëjtën kohë po vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Kievin dhe po shqyrtojnë forcimin e kapaciteteve të tyre ushtarake.
Ai gjithashtu pohon se Perëndimi ka vite që e ka zgjeruar NATO-n dhe BE-në drejt lindjes, gjë që ai thotë se ka kontribuar në krizën ukrainase, dhe se vendet perëndimore kanë qenë të përfshira në proceset politike në Ukrainë që nga viti 2004, përfshirë ngjarjet e vitit 2014, të cilat ai i përshkruan si një “grusht shteti”.
“Evropianët shkaktuan trazira në rrugë, të cilat u pasuan nga grushti i shtetit në Kiev në shkurt të vitit 2014”, tha ai.
Lavrov deklaron se vendet evropiane, sipas pretendimeve të tij, sabotuan proceset e mëparshme të paqes, përfshirë marrëveshjet e Minskut, dhe në këtë mënyrë mundësuan forcimin e ushtrisë ukrainase.
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027
IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë
- 14:55 Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 14:52 E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura
- 14:47 Po lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit
- 14:38 Kryetarja e Parlamentit serb akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile
- 14:36 FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
- 14:28 Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmanit i ndryshohet masa e sigurisë. Vendoset në arrest shtëpie