Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor

19 Qershor 2026 | 12:14

Një 27-vjeçar, i arrestuar pas grabitjes së një taksisti në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, dyshohet se është autor edhe i pesë vjedhjeve të tjera me dhunë dhe nën kërcënimin e armëve, të kryera gjatë muajit qershor në Tiranë, Krujë dhe Durrës.

Sipas Policisë, ngjarja më e fundit ndodhi një ditë më parë, kur i riu, pasi hipi si pasagjer në një taksi, kanosi drejtuesin me mjet prerës dhe i mori një shumë parash si dhe varësen që mbante në qafë. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, autori i dyshuar, shtetasi me iniciale T.M., 27 vjeç, u lokalizua dhe u kap në fshatin Qeha, pranë zonës ku kishte kryer krimin.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Taksimetri”, hetuesit kanë dokumentuar një seri vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga i njëjti person.

Sipas hetimeve paraprake, 27-vjeçari dyshohet se më 5 qershor ka vjedhur një shumë eurosh nga portofoli i një qytetari në tregun e Fushë-Krujës. Më 10 qershor, në një biznes në rrugën “Llazi Miho” në Tiranë, ai dyshohet se ka marrë para dhe një varëse floriri nën kërcënimin e një mjeti prerës.

Dy ditë më vonë, më 12 qershor, në rrugën “Skënder Kosturi” në Tiranë, ai dyshohet se ka kanosur me një send të ngjashëm me armë zjarri pronarin e një subjekti, duke i marrë varësen e floririt dhe duke e goditur me grusht.

Ndërsa më 15 qershor, në fshatin Derven të Fushë-Krujës, dyshohet se ka grabitur një tjetër taksist, duke i marrë para, dy telefona celularë dhe një orë dore, pasi e kishte kërcënuar me mjet prerës.

Po ashtu, më 17 qershor, në fshatin Shënavlash të Durrësit, ai dyshohet se i ka marrë me dhunë një taksisti portofolin me para dhe telefonin celular.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi varësen e vjedhur në grabitjen e fundit dhe një telefon celular, që do të shërbejnë si prova materiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të mitura, të moshave 11 dhe 13 vjeçe...
14:52 | 19/06/2026

Po lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit

Një incident është regjistruar në zonën bregdetare të Llamanit këtë të premte, ku një gomone që po lëvizte me shpejtësi ka shkaktuar rrëzimin e pilotit...
14:47 | 19/06/2026