Kryeprokurori i GJND-së, Khan pezullohet nga rregullatori britanik i avokatëve
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan i cili është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale, është pezulluar nga rregullatori i pavarur britanik për avokatët e gjykatave. Khan pohon se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe ka thënë se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kundërshtuar pezullimin e tij në GJND.
Khan ishte pezulluar më 8 qershor nga organi drejtues i GJND-së, duke zgjatur një krizë në gjykatën e krimeve të luftës, e cila është gjithashtu nën sanksione të SHBA-së për shkak të hetimeve ndaj Shteteve
Bordi i Standardeve të Avokatëve tha në një deklaratë se pezullimi, që hyn në fuqi menjëherë, do të shqyrtohet nga një panel në një seancë dëgjimore brenda katër javësh.
Khan, 56 vjeç, i mohon akuzat kundër tij. Mbështetësit e tij kanë sugjeruar se ai është bërë një objektiv politik për shkak të kërkimit të urdhër-arresteve për zyrtarët izraelitë për shkak të sjelljes së Izraelit në luftën e tij në Gaza.
125 shtetet anëtare të GJND-së do të votojnë për fatin e tij në një seancë të posaçme të organit të saj drejtues më 24 korrik.
Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP), gjykata e parë e përhershme në botë për krime lufte, u hap në vitin 2002 për të ndjekur penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid të kryer nga shtetas të shteteve anëtare ose në territorin e anëtarëve të saj.
SHBA-të nuk janë anëtare të GJPN-së dhe kanë vendosur sanksione ndaj 11 gjyqtarëve dhe prokurorëve të GJPN-së, përfshirë Khan, për lëshimin e urdhër-arresteve kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant, si dhe për një hetim të kaluar ndaj trupave amerikane në Afganistan. Uashingtoni ka kërcënuar me më shumë sanksione kundër institucionit.
Pasi dolën akuzat kundër Khan në vitin 2024, ajo urdhëroi një hetim të jashtëm të OKB-së. Në maj 2025, Khan shkoi në pushim vullnetar dhe dy zëvendësit e tij morën detyrat e tij.
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027
IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë
- 14:55 Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 14:52 E rëndë në Tale të Lezhës, mbyten në det dy të mitura
- 14:47 Po lëvizte me shpejtësi, bie nga gomonia drejtuesi i saj. Policia Kufitare ndërhyn për ndalimin e mjetit
- 14:38 Kryetarja e Parlamentit serb akuzoi organizatorët e protestës: Po synonin përçarje dhe luftë civile
- 14:36 FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”
- 14:28 Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmanit i ndryshohet masa e sigurisë. Vendoset në arrest shtëpie