Mbi 5000 vizita në qendrat shëndetësore verore vetëm në 2 javët e qershorit

19 Qershor 2026 | 17:27

Më shumë se 5000 pushues vendas dhe të huaj janë drejtuar në Qendrat shëndetësore verore për ndihmë mjekësore. Problematikat e tyre kanë qenë nga më të lehtat dhe deri tek nevoja për ndërhyrje mikrokirurgjikale të realizuara nga ekipet mjeksore të këtyre qendrave.

“Shumica kanë qenë vizita konsultative, vizita kontrrolli që lidhen me pickimet, me alergji me shenja të hipertensionit, gastroenterite dhe vetëm 150 vizita janë referuar në spitalet bashkiake dhe spitalet rajonale dhe 141 thirrje në drejtim të urgjencës kombëtare. Kemi patur rreth 500 ndërhyrje mikrokirugjikale në QSH verore”, tha Jeta Deda Drejtore e OSHKSH.

Por fluksi i pacientëve nuk ka qenë i njëjtë për 36 qendrat shëndetësore verore.

“Dy javët e para që është hapur sezoni turistik kemi një rritje të shtuar dhe mbajnë kryesimin si qendrat që kanë ofruar numrin më të lartë të shërbimeve ndaj pacientëve, është ajo e Kishës së Shën Andout në Laç, është QSH verore e Shëngjinit dhe jo e Velipojës. Nga qendra në qendër vijon një numër 20-30% pushuesish të huaj, pjesa tjetër janë pushues shqiptarë”, shtoi Drejtoresha Deda.

Të çelura në 1 qershor, 36 qendrat shëndetësore verore do të ofrojnë shërbim shëndetësor për pushuesit 24 orë çdo ditë të javës deri në fund të muajit shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Liqeni i Viroit, në hyrje të Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë...
19:48 | 19/06/2026

Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Me thirrjet “Erdhi uragani, erdhi rinia, çohuni djema, Rama jep dorëheqjen, ju erdhi fundi, Rama prite popullin se po vjen, Rama në bug Berisha në...
19:37 | 19/06/2026

Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore

Dy predha luftarake, të mbetura në fund të detit në Gjirin e Porto-Palermos, u nxorën këtë të premte në sipërfaqe gjatë një operacioni të kryer...
19:01 | 19/06/2026