Trump-Meloni, një përplasje që shkon përtej Italisë
Rasti i fundit mes Donald Trump dhe Giorgia Melonit, ku presidenti amerikan pretendoi se kryeministrja italiane “iu përgjërua” për një foto gjatë G7, ndërsa ajo e mohoi kategorikisht duke i quajtur deklaratat “të pavërteta dhe të fabrikuara”, nuk duhet parë si një episod i izoluar diplomatik.
Më shumë se kaq, ai është pjesë e një modeli më të gjerë sjelljeje politike të Trump ndaj liderëve evropianë dhe aleatëve tradicionalë të SHBA-ve.
Reagimi i shpejtë i Romës, përmes Melonit dhe më pas vendimit të ministrit të Jashtëm Antonio Tajani për të anuluar vizitën në SHBA, tregon se kjo nuk u trajtua si një keqkuptim mediatik, por si çështje dinjiteti politik dhe institucional. Në diplomaci, anulimi i një vizite nuk është detaj teknik, por sinjal politik.
Ky episod fiton kuptim më të plotë kur shihet në vazhdën e deklaratave të ngjashme të Trump ndaj liderëve të tjerë perëndimorë. Emmanuel Macron është përshkruar nga Trump si lider që “gabon gjithmonë”, Keir Starmer është cilësuar si “jo Churchill”, ndërsa Friedrich Merz është kritikuar si i painformuar. Në të njëjtën linjë janë vendosur edhe përplasjet me Spanjën dhe Kanadanë, kryesisht për çështje tregtare dhe gjeopolitike.
Në këtë seri, Meloni nuk është përjashtim, por pjesë e të njëjtit model: një mënyrë komunikimi ku liderët evropianë nuk trajtohen si partnerë të barabartë strategjikë, por si aktorë që vlerësohen publikisht nga Washingtoni sipas sjelljes së tyre ndaj agjendës amerikane.
Meloni fjala bie, e ‘pëson’ për shkak të mbrojtjes që i bëri Papa Leonit të XIV në betejën e tij publike kundër Trump, teksa ky i fundit sërish e përqeshi liderin botëror të katolikëve me cinizëm përmes komenteve denigruese.
Kjo qasje ndryshon nga tradita klasike e marrëdhënieve transatlantike, e cila është ndërtuar mbi koordinim dhe kompromis institucional. Në vend të saj, Trump duket se e shikon sistemin ndërkombëtar si një raport force dhe personalitetesh politike, ku dominimi dhe perceptimi publik kanë më shumë peshë se mekanizmat e diplomacisë së zakonshme.
Pikërisht këtu rasti Meloni bëhet domethënës: nuk ka të bëjë vetëm me një deklaratë të kontestuar, por me mënyrën se si një aleat i madh i SHBA-ve reagon kur ndjen se vihet në pikëpyetje respekti institucional. Anulimi i vizitës së Tajanit është shprehje e këtij kufiri.
Njëjtë është edhe qëndrimi i faktorit politik e publik italian. Aty nuk po shihen ndasi. As sulme kundrejt Melonit për shkak të komenteve të Trump. Por një kohezion se në fakt ajo që po sulmohet nuk është Meloni, por vetë Italia!
Në këtë kuptim, përplasja nuk është personale mes Trump dhe Melonit, por simptomë e një tendosjeje më të gjerë mes SHBA-ve dhe Evropës, ku vihet në pikëpyetje vetë mënyra se si po ripërcaktohet aleanca perëndimore në një fazë të re politike.
Dhe pinjolle e re e frymës kundërshtuese ndaj Trump duket se do të bëhet pikërisht zëri i tij i dikurshëm në Evropë, ‘e preferuara’ e tij, Giorgia Meloni.
Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur
Sulmet në Sudan vrasin të paktën 9 civilë, disa të plagosur
Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran
- 20:31 Mbrojtësi uzbek Khusanov i dhuroi një fanelë kameramanit me të cilin u përplas gjatë ndeshjes ndaj Kolumbisë
- 20:30 Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
- 20:28 Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta
- 20:27 Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026
- 20:25 Muriqi rikthehet te Fenerbahçe
- 20:24 Meksika siguron kualifikimin dhe vazhdon rrugëtimin në shtëpi