Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit

19 Qershor 2026 | 18:39

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të kufizuar ose ndaluar aksesin e adoleshentëve në rrjetet sociale kanë rihapur debatin në të gjithë Europën mbi sigurinë e fëmijëve në internet. Vende si Franca, Spanja, Austria, Greqia dhe Danimarka po shqyrtojnë masa për të kufizuar përdorimin e platformave digjitale nga të miturit, mes shqetësimeve në rritje për bullizmin online, varësinë nga rrjetet sociale, si dhe ndikimin që ato mund të kenë në shëndetin mendor të të rinjve.

Sipas një studimi të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përdorimi problematik i rrjeteve sociale tek adoleshentët është rritur nga 7% në vitin 2018 në 11% në vitin 2022. Ky fenomen përkufizohet nga pamundësia për të reduktuar kohën e kaluar online, neglizhimi i aktiviteteve të tjera të përditshme.

Studimi evidenton se disa nga nivelet më të larta të përdorimit problematik janë regjistruar në Rumani, Irlandë dhe Maltë, ndërsa Holanda, Danimarka dhe Estonia raportojnë nivelet më të ulëta. Vajzat adoleshente rezultojnë më të prekura se djemtë, duke raportuar më shpesh përdorim të tepruar të rrjeteve sociale, kontakt të vazhdueshëm online me miqtë dhe presion më të madh lidhur me pamjen fizike dhe imazhin personal.

Sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve në Francë, Britani, Gjermani, Itali dhe Spanjë mbështesin ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën një moshë të caktuar. Si pasojë, Franca ka miratuar legjislacion për kufizimin e aksesit për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa Spanja po shqyrton rritjen e moshës minimale në 16 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron dhe Sanchez kundër kampeve të deportimit jashtë BE-së: Nuk janë efektive, bien ndesh me vlerat evropiane

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kanë kundërshtuar hapur planet për ngritjen e qendrave të deportimit të migrantëve jashtë Bashkimit Europian, duke...
20:09 | 19/06/2026

BE-ja shpërndan 34 milionë euro për Armeninë mes ndikimit të kufizimeve tregtare ruse

Bashkimi Europian ka shpërndarë 34 milionë euro mbështetje të menjëhershme financiare për Armeninë, me qëllim zbutjen e ndikimit të kufizimeve tregtare ruse në sektorin privat...
19:41 | 19/06/2026

Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha të jenë të përgatitur dhe të shqyrtojnë një mandat të...
15:49 | 19/06/2026