Bashkia Vlorë nis zbatimin e Amnistisë Fiskale për Detyrimet Vendore, zbardhet skema e plotë
Bashkia e Vlorës ka njoftuar këtë të shtunë nisjen e procedurave për faljen e detyrimeve tatimore vendore, në zbatim të Ligjit nr. 86/2025.
Sipas njoftimit, ky proces parashikon fshirjen e plotë ose të pjesshme të disa kategorive të borxheve, si dhe anulimin e penaliteteve dhe kamatëvonesave për taksapaguesit qytetarë dhe subjekte tregtare.
Njoftimi i plotë:
Informojmë të gjithë qytetarët dhe subjektet se, në zbatim të Ligjit nr. 86/2025, ka nisur procedura e faljes së detyrimeve vendore, duke u dhënë mundësinë taksapaguesve të përfitojnë nga lehtësime të konsiderueshme financiare dhe fshirje të penaliteteve e kamatëvonesave.
Sipas skemës së miratuar:
•Detyrimet deri më 31 dhjetor 2014 fshihen plotësisht dhe nuk kërkohet asnjë pagesë.
•Detyrimet për periudhën 2015–2019 mund të shlyhen sipas dy alternativave:
•Deri më 30 qershor 2026, paguhet vetëm 50% e principalit, ndërsa falet 50% e principalit dhe 100% e gjobave dhe kamatëvonesave.
•Deri më 31 dhjetor 2026, paguhet vetëm 75% e principalit, ndërsa falet 25% e principalit dhe 100% e gjobave dhe kamatëvonesave.
•Detyrimet për periudhën 2020–2024 shlyhen duke paguar 100% të principalit, ndërsa falen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat deri më 31 dhjetor 2026.
Bashkia Vlorë sqaron se detyrimet e vitit 2025 nuk përfshihen në këtë proces faljeje.
Kjo nismë synon të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve dhe bizneseve, të nxisë formalizimin dhe të krijojë mundësi për mbylljen e detyrimeve të prapambetura në kushte më të favorshme.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten pranë strukturave përkatëse të Bashkisë Vlorë për informacion të detajuar dhe për të përfituar nga skema e amnistisë fiskale.

Rama për protestën: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Akuzat për pronat në Divjakë, Berisha: Gënjeshtra, familja ime nuk ka pasur kurrë tokë atje
Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore
- 11:36 Rama për protestën: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
- 11:11 Akuzat për pronat në Divjakë, Berisha: Gënjeshtra, familja ime nuk ka pasur kurrë tokë atje
- 11:06 Krahasim me Hitlerin, Maon dhe Stalinin, presidenti Trump: Më duket mirë, por unë jam më i fuqishëm
- 10:49 Nesër aktiviteti sportiv “Triathlon Pogradec 2026”, kufizohet qarkullimi në disa akse rrugore
- 10:40 Obama kritikon qasjen e Trump ndaj Iranit: Kosto të mëdha njerëzore dhe financiare
- 10:30 Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh