U kapën me 306 bimë narkotike, arrestohen dy persona në Malësi të Madhe
Policia e Malësisë së Madhe ka finalizuar operacionin e koduar “Flagranca”, duke goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Ivanaj.
Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas hetimeve të kryera me metoda proaktive, zbuluan një parcelë ku ishin kultivuar 306 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Bimët u asgjësuan më pas me anë të djegies.
Në kuadër të aksionit, policia ka arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale N. Z., 40 vjeç, banues në Guci e Re, dhe K. P., 43 vjeç, banues në Grudë e Re.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ndërsa kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.
Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale
Përfundon pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së, Rama largohet nga Pallati i Brigadave (VIDEO)
- 16:00 Rama refuzon të flasë për Marjana Koçekun në mbledhjen e grupit të PS
- 15:57 Irani: Do të dërgojmë një delegacion në Zvicër për bisedime me SHBA-në
- 15:57 Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares
- 15:47 Rama reagon për autokolonat e protestuesve nga diaspora: Në makina ka vetëm shoferë, gjithçka bëhet për viralitet
- 15:44 Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar Rama u kërkon deputetëve të jenë më prezent në rrjetet sociale
- 15:31 Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit për shkak të shkeljeve të armëpushimit