Përfundon pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së, Rama largohet nga Pallati i Brigadave (VIDEO)

20 Qershor 2026 | 15:14

Ka përfunduar pas 5 orësh mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes është larguar nga Pallati i Brigadave.

Mes shumë diskutimesh, Rama në mbledhje foli lidhur me investimin në Zvërnec. Ai tha se çështja mori përmasa ndërkombëtare në një kohë shumë të shkurtër, duke theksuar se shumë njerëz që nuk e njihnin zonën apo projektin, krijuan qëndrime të forta mbi të.

Sipas Ramës, reagimet ndaj projektit nuk u bazuan në analiza të detajuara, por u ndikuan nga emocione, perceptime dhe debate ideologjike që shkojnë përtej kufijve të Shqipërisë.

Rama iu përgjigj gjithashtu zërave kritikë duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektivi strategjik i Shqipërisë.

Sipas tij, procesi i integrimit përfshin të gjitha çështjet që qytetarët po ngrihen në protestë, nga ekonomia te arsimi dhe mirëqenia sociale.

Mbledhja erdhi në një moment të ndjeshëm politik, kur prej disa ditësh në vend po mbahen protesta qytetare kundër projektit të parashikuar në Zvërnec dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Takimi gjithashtu u zhvillua në një kohë kur mazhoranca po përballet edhe me largimin e një deputeteje nga radhët e saj, atë të Marjana Koçekut, e cila kryesonte listën e socialistëve të Shkodrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skafi po fundosej në det, shpëtohen dy turistët ukrainas në Ksamil (VIDEO)

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar nga policia kufitare në Ksamil pasi rrezikuan të mbyteshin në det. Në njoftim raportohet se policia kufitare konstatoi një skaf...
16:47 | 20/06/2026

New York-u vishet Kuq e Zi, gazetari jep detaje për Paradën e Shqiptarëve

Nga New York-u, gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu, raporton se gjithçka është gati për nisjen e paradës shqiptare, një nga aktivitetet më të mëdha...
16:06 | 20/06/2026

Zhduket e mitura nga Gramshi, familjarët apelojnë për ndihmë për gjetjen e 13-vjeçares

Familjarët e një vajze 13-vjeçare nga zona e Gramshit kanë ngritur alarmin për zhdukjen e saj dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për çdo informacion që...
15:57 | 20/06/2026