Studentët e ‘Eqrem Çabej’ ngrenë zërin kundër dhunës në familje përmes teatrit
Studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër sensibilizuan publikun për fenomenin e dhunës në familje përmes shfaqjes teatrore “Kur mungon fjala”, të vendosur në skenën e teatrit “Zihni Sako”.
Nëpërmjet historisë së Verës, një e re që përballet me dhunën dhe paragjykimin brenda familjes, drama solli një realitet të prekshëm, duke treguar se si heshtja, frika dhe pranimi i dhunës e ushqejnë këtë fenomen.
“Nëse nuk do të arrijmë të zgjidhim komunikimin dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin, nuk do të arrijmë as objektivat që kemi në jetë. Duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe ky ishte mesazhi që përcollëm tek publiku’, tha regjisori Marsias Lila.
Për interpretuesit, shfaqja ishte rezultat i një pune intensive dhe bashkëpunimi të ngushtë mes aktorëve dhe regjisorit për të sjellë sa më bindshëm personazhet në skenë.
“Kemi punuar shumë për të arritur deri këtu. Në fillim e kisha të vështirë të futesha në personazh, por me ndihmën e regjisorit dhe aktorëve të tjerë ia dolëm. Jam shumë e kënaqur me rezultatin”, tha aktorja, Rosalinda Shehu.
Përmes artit skenik, organizatorët synuan të përcjellin mesazhin se dhuna nuk duhet të konsiderohet normale dhe se shoqëria duhet të reagojë ndaj saj.
“Kemi dashur që përmes kësaj pjese të ndërgjegjësojmë kryesisht të rinjtë, por edhe qytetarët, se dhuna është një fenomen që nuk duhet pranuar dhe nuk duhet konsideruar si diçka e zakonshme’, shtoi aktorja Brikena Metaj.
Organizatorët vlerësuan se teatri mbetet një hapësirë ku arti nuk shërben vetëm për të treguar histori, por edhe për të hapur debat dhe reflektim mbi problematikat sociale, ndërsa studentët përcollën mesazhin se dhuna në familje kërkon më shumë sensibilizim dhe angazhim nga e gjithë shoqëria.
E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania
“Albania is not for sale”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
- 21:12 E pranishme në protestë, deputetja Marjana Koçeku reagon për Euronews Albania
- 20:59 “Albania is not for sale”, mesazhet e afishuara nga protestuesit në muret e Kryeministrisë
- 20:56 Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
- 20:37 Pas dorëheqjes nga grupi i PS-së, deputetja Marjana Koçeku i bashkohet protestës (VIDEO)
- 20:11 Forcat amerikane: Po monitorojmë Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që ajo të mbetet e hapur
- 20:03 Flasin protestuesit nga diaspora: Rama të japë dorëheqjen