Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)

20 Qershor 2026 | 20:56

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Tiranës në kuadër të protestës së 21-të qytetare, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë zgjedhur ta ndjekin tubimin edhe nga ambientet e Piramidës së Tiranës aty ku dhe kanë vendosur një flamur të madh.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dhjetëra qytetarë të pozicionuar në hapësirat e Piramidës, nga ku po ndjekin zhvillimin e protestës dhe marshimin e protestuesve në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Piramida është shndërruar në një nga pikat prej nga qytetarët po vëzhgojnë tubimin, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të mblidhen në zonën qendrore të Tiranës për protestën e paralajmëruar kundër qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026