Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë

20 Qershor 2026 | 20:30

Protestës së kësaj të shtune, e cila ka hyrë në ditën e saj të 21-të, i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur ndjeshëm numrin e pjesëmarrësve. Nga sheshi para Kryeministrisë u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Aktivisti Arben Kola deklaroi se qëndresa kundër qeverisë do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

“Kanë bllokuar autostradën për të mos lejuar njerëzit të vijnë në Tiranë. Kryeministria është rrethuar. Parlamenti dhe të gjitha ministritë po rrethohen. Do të qëndrojmë këtu derisa të shporren”, u shpreh Kola.

Nga foltorja e protestës foli edhe mjeku Ermal Pashaj, i cili theksoi se shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit të tyre dhe të kontribuojnë për të ardhmen e Shqipërisë.

“Sot është ngazëllim i madh të shohësh gjithë këtë furtunë në shesh. Ne do t’i dalim zot këtij vendi. Shqipëria sot ka zot dhe për këtë jemi ne. Ne jemi ata që duhet ta shtyjmë përpara Shqipërinë. Bëj thirrje për të gjithë kolegët e mi që shërbejnë në vendet e huaja të mos e harrojnë vendin e tyre. Rama jep dorëheqjen. Emëruesi i përbashkët është korrupsioni në çdo qelizë dhe kjo kërkon një ndërhyrje të thellë dhe rrënjësore”, tha ai.

Ndërkohë, një emigrant i ardhur nga Italia u bëri thirrje punonjësve të administratës publike që t’i bashkohen protestës.

“Sot i bëj thirrje të gjithë administratës dhe familjarëve të tyre të lënë vendet e punës dhe të bashkohen me popullin dhe emigrantët. Ne jemi e ardhmja e këtij vendi. Kam 34 vjet që jetoj në Itali. Edhe Berisha na ka zhgënjyer, edhe Edi Rama. Duhet të japin të gjithë dorëheqjen”, deklaroi ai.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit qytetar edhe në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës

Prej gati 5 orësh protestuesit po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Qytetarë të shumtë vijojnë të jenë të mbledhur para Kryeministrisë ndërsa grupe të tjera të...
23:58 | 20/06/2026

Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të udhëtojë të hënën, më 22 qershor drejt Parisit. Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me...
23:21 | 20/06/2026

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026