Pas protestës së ditës së 21-të, një pjesë e protestuesve e kalojnë natën para Kryeministrisë

21 Qershor 2026 | 08:07

Ashtu siç ishte paralajmëruar pas protestës masive të së shtunës, një pjesë e protestuesve, shumica e tyre të ardhur nga diaspora, zgjodhën ta kalonin natën në sheshin para Kryeministrisë. Pasi zhvilluan marshime rreth godinës së Kryeministrisë dhe Piramidës së Tiranës, disa prej tyre qëndruan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në mëngjes, ashtu siç shihet dhe në këtë foto të bërë rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Gjatë të shtunës në ditën e 21-të të saj pjesë e protestës u bë edhe diaspora shqiptare, me shumë emigrantë që mbërritën në Tiranë me automjetet e tyre të stolisura me flamuj kuqezi.

Prej 21 ditësh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Ndërkohë, ndryshe nga netët e tjera, protestuesit nuk marshuan në rrugët e kryeqytetit, por zhvilluan një marshim rrethues rreth godinës së Kryeministrisë, përpara se të vendosnin të qëndronin gjatë natës në shesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në plazhin e Durrësit, ku një 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën duke u larë në det....
11:32 | 21/06/2026

Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e shoqërimit të 34-vjeçarit Elvis Koçi alias Çaushllari, i njohur si “Vis Korçari”, ndërsa ka dhënë edhe detaje mbi...
11:14 | 21/06/2026

Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në një makinë dhe në një traget në Portin e Durrësit

Policia ka goditur dy raste të tentativës për të futur kontrabandë cigare në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit, ku një shtetas është arrestuar në flagrancë...
11:06 | 21/06/2026