Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve
Një 34-vjeçar i njohur me nofkën “Vis Korçari”, Elvis Koçi, alias Elvis Çaushllari, ka rënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të forcave operacionale të Tiranës dhe Komisariatit të Policisë Sarandë.
Sipas burimeve, policia kishte kohë që e mbante nën vëzhgim dhe e ka lokalizuar gjatë ditës së djeshme në zonën e Ksamilit ndërsa rreth orës 22:30 është organizuar operacioni për kapjen e tij, ku janë angazhuar edhe agjentë të Krimeve të Sarandës.
Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke kryer manovra të rrezikshme me automjet dhe ka përplasur edhe dy mjete të policisë duke çarë përkohësisht rrethimin.
Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, ai është lokalizuar pranë një biznesi në aksin rrugor Ksamil–Butrint dhe është vënë në pranga ndërsa policia ka sekuestruar automjetin me të cilin lëvizte.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për arsyet e ndalimit, ndërsa burime jozyrtare flasin për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Emri i 34-vjeçarit është i njohur për drejtësinë dhe më herët pasi ka qenë i arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, përpara se të lirohej rreth një vit më vonë.
Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur
Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
- 12:14 Ish-ministri i PS-së mbështet protestuesit, Bushati: Nuk janë të nxitur nga Irani por të revoltuar për gjendjen në vend
- 12:05 Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë
- 11:57 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Sheqeras, dyshohet se kishte disa ditë që kishte vdekur
- 11:31 Tragjike në Durrës, 11-vjeçari nga Tirana mbytet duke u larë në det
- 11:14 Dalin pamjet e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
- 11:06 Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në një makinë dhe në një traget në Portin e Durrësit